Flash

Ja titujt e mediave serbe për vendimin e UEFA

Lapsi.al 24 October 2014
Ja titujt e mediave serbe për vendimin e UEFA

Mediat serbe kanë qenë më të qeta ditën e sotme ndërsa kanë më shumë se 10 ditë që kanë qenë mjaft aktive me deklarata dhe “zbulime” të shkaktarëve të dhunës në stadiumin e Beogradit. Që në mëngjesin e së premtes ato kanë raportuar lajmin ndërsa nuk kanë bërë komente të shumta mbi këtë. “UEFA: Serbia fiton pa pikë!”, shkruan agjencia e lajmeve B92. “Serbia e ka fituar ndeshjen e ndërprerë me 3 pikë në tavoline sepse skuadra shqiptare ka braktisur ndeshjen, por ato i janë hequr për shkak të dhunës.” Sipas B92 Federata Serbe do ta apelojë vendimin.

“Blic” shkruan “Dënohet Shqipëria, Serbia fiton ndeshjen, por jo 3 pikët”. Sipas “Blic”, një prej faqeve më aktive gjatë këtyre ditëve vendimi ishte i ashpër për Serbinë pasi ajo u provokua nga shqiptarët.

Agjencia zyrtare e lajmeve "Tanjug" publikoi vendimin e UEFA-s me titullin “3-0 për Serbinë, por minus 3 pike”.

“Kurir”, një tjetër agjenci lajmesh online mjaft e ashpër gjatë ditëve del me titullin “UEFA vendosi: Serbia fiton ndeshjen kundër Shqipërisë 3: 0, por ne privohemi nga tri pikë!”. “Kurir” njofton se Federata Serbe e Futbollit ka zhvilluar nje mbledhje ku ka vendosur që të apelojë vendimin dhe të kërkojë pikët e hequra.  /lapsi.al/

 

Të këshilluara

Lorik Cana: fitorja është e jona

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u shpreh i sigurt se UEFA do të jetë e drejt dhe se do t'i japë fitoren në tavolin&eum...

18:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI