Flash

Shqiponja shqiptare shtrin krahët mbi Europën e futbollit

Lapsi.al 23 October 2014
Shqiponja shqiptare shtrin krahët mbi Europën e futbollit

Pa diskutim që lojtarët ndërkombëtarë të Zvicrës me kombësi të dyfishtë po bëjnë që këto kohë të flitet për ta. Të gjithë po dëshmojnë akte të një patriotizmi të bukur. Jo për flamurin e kuq me kryqin e bardhë në mes, jo. Por për shqiponjën e zezë mbi sfondin e kuq të Shqipërisë.

Kështu e nis një koment të saj, gazeta zvicerane, "Le matin", duke iu referuar festimit që Pajtim Kasami i bëri golit të tij kundër Juventusit në Pire të Athinës. Nën titullin "Shqiponja shqiptare shtrin krahët e saj mbi Europën e futbollit" dhe nëntitullin "Disa ditë pas Granit Xhakës, Pajtim Kasami gjithashtu e festoi golin duke formuar me duar shqiponjën dykrenore", gazeta zvicerane komenton fenomenin e ri që e cilëson një patriotizëm i bukur.

Granit Xhaka, duke festuar golin kunder Hanoverit

Të shtunën e kaluar, Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) e festoi goditjen e tij të thatë madhështore kundër Hanoverit duke formuar shqiponjën dykrenore shqiptare mbi kokën e tij. Golëshënues vendimtar kundër Juventusit, Pajtim Kasami (Olimpiakos) e rimori këtë simbol në mënyrë edhe më të dukshme se Xhaka, shkruan Le Matin.

Po, shqipja dykrenore shqiptare shtrin krahët e saj dhe nis të mbulojë gjithë fushat e futbollit të Europës, përfundon Le Matin.

Përgatiti: Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI