Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Pajtim Kasami flet për golin ndaj Juves

Lapsi.al 23 October 2014
Pajtim Kasami flet për golin ndaj Juves

Pas golit të shënuar në sfidën kundër Juventus, futbollisti i Olimpiakos Pajtim Kasami është vënë në qendër të kritikave të mediave greke, për faktin se ai festoi duke krijuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenore. Mediat greke e kanë quajtur veprimin e tij një provokim të rëndë, duke theksuar se shqiponja është një simbol i “Shqipërisë së Madhe”. Gjatë ndeshjes Juventus-Olimpiakos, në stadium ka pasur edhe disa flamuj serbë dhe pikërisht për këtë arsye, mediat greke pretendojnë se festimi i Kasamit ka ardhur pikërisht për të rikujtuar flamurin që u valëvit në stadiumin e Beogradit në 14 tetor. Një prej gazetave ka arritur deri aty sa ka kërkuar që Pajtim Kasami të shpallet person “non grata”. Ndërkohë klubi ku luan Kasami, Olimpiakos, ka deklaruar se po përgatit një gjobë kundrejt lojtarit, duke qenë se sipas klubit grek, festimi i tij kalon caqet e festimit sportiv. Në reagimin e tij futbollisti 22-vjeçar është shprehur se veprimi lidhet me origjinën e tij dhe të familjes së tij. ‘Prindërit e mi, vëllai im dhe motra ime kanë lindur në Strugë dhe janë shqiptarë. Kjo është arsyeja pse e bëra flamurin e Shqipërisë, - u shpreh Pajtim Kasami

 Shqiptari I Strugës bëri vetëm një mesazh të shkurtër në Facebook ku ka përshëndetur në anglisht dhe në shqip. Pas ndeshjes, ai nuk komentoi për shqiponjën, foli thjesht si futbollist. “Unë e dija se Juventusi ishte një skuadër shumë cilësore, më e forta në Itali. Shpesh në Champions League ndodh që ai që shënon i pari, edhe e fiton ndeshjen. Na mjaftoi një gol. Donim të mos bënim gabime dhe të neutralizonim cilësitë e padiskutueshme të Pirlos, Vidalit apo Pogbasë” - tha Kasami. Mesfushori 22-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të Olimpiakosit që synon të fitojë titullin në Greqi dhe të kualifikohet për në fazën e dytë në Champions. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI