Flash

Platini, ndëshkime për skandalin e Beogradit

Lapsi.al 19 October 2014
Platini, ndëshkime për skandalin e Beogradit

Presidenti i Uefa-s, Mishel Platini foli sërish për hetimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke pranuar se do të ketë masa ndëshkuese, por duke mbrojtur institucionin që ai drejton dhe duke theksuar se ishte e pamundur të evitonte shortimin në një grup të këtyre dy vendeve: “Sa i përket asaj që ndodhi në Beograd ne do të ndërhyjmë dhe do të ketë ndëshkime. Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqipatëret. Por këtu ka probleme të mëdha politike. Në 2007, Azerbajxhani dhe Armenia, ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën, ndaj morëm vendimin që të mos i shortonim së bashku. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur. Ne prandaj po punojmë me këto vende, me presidentët e kryeminstrat, që kanë përgjegjsi kryesore për cështjet e sigurisë kombëtare. Por këto gjëra sërish ndodhin dhe kjo më trishton. Vlerësova shumë cfarë ndodhi te Lacio, ku lojtarët serbë dhe shqiptarë pozuan së bashku. Ky është futbolli i vërtete, ai që duhet të afrojeë njerëzit e jo t’i largojë”. Platini foli gjithashtu dhe për dhunën e racizmin në futboll sidomos në Europën lindore duke deklaruar se për disa cështje mund të tregohesh tolerant, por ka disa fenomene të tjera, që janë të vështirë për t’u luftuar: “Ne kemi marrë aksione dhe vendime mbi racizmin dhe ksenofobinë dhe për ketë ka disa shembuj. Dy më të medhenjtë janë kur lojtarët ofendohen nga tifozet, por në një rast të tillë dhe unë personalisht nuk kam c’të bëj pasi jam në tribunë, ndërsa cështja e dytë është ajo e korrupsionit në futboll, e cila prek cdo pjesmarrës të kësaj loje. Ju e dini që jetojmë në kohë të vështira dhe në Europën Lindore ka shumë racizëm”. Platini pranoi se për rastin e ndeshjes, Serbi-Shqipëri, do të ketë ndëshkime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI