Flash

Gazeta "AS": Edhe Shqipëria mund të përjashtohet nga eleminatoret

Lapsi.al 16 October 2014
Gazeta "AS": Edhe Shqipëria mund të përjashtohet nga

Drejtuesit e futbollit shqiptar të mërkurën në darkë në emisionin "Opinion" shprehen mendimin e tyre të sigurtë se Serbia do të dënohej për atë që ndodhi në Beograd. Ata u shprehën të bindur gjithashtu se anjë nga futbollistët shqipëtarë nuk do të penalizohej sepse të gjitha veprimet e tyre kishin qenë një mbrojtje ndaj agresionit. Por jo të gjithë mendojnë kështu. Sipas gazetës sportive madrilene, AS, edhe Shqipëria mund të përjashtohen nga eliminatoret pas incidentit në Beograd.

Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet në Zvicër për të analizuar raportin e gjyqtarittë ndeshjes Serbi-Shqipëri, Martin Atkinson, dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been.

Por, vendimi për ngjarjet e mbrëmjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe mund të jetë shumë i rëndë jo vetëm për organizatorët e ndeshjes.

Sipas gazetës spanjolle sportive "AS", do të ketë ndëshkime shembullore për të dyja kombëtaret pas incidenteve që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Madje, gazeta madrilene shkon deri aty sa merr në konsideratë mundësinë e përjashtimit nga faza kualifikuese e të dyja kombëtareve."AS" nënvizon se për herë të parë në 6 muajt e fundit, Joseph Blatter (presidenti i FIFA-s) dhe Michel Platini (presidenti i UEFA-s) janë të të njëjtit mendim sa i përket një çështjeje. "Ajo që ndodhi është e papranueshme, nuk ka asnjë justifikim", tha Platini. "E dënoj me forcë atë që ndodhi", tha Blatter. Gazeta e mbyll shkrimin duke cituar një burim të sajin në UEFA: "Ndëshkimi do të jetë shembullor dhe do të vijë shumë shpejt".

Të këshilluara

Momentet kyce te sherrit ne 11 foto

Lojtaret e te dyja skuadrave nderpresin lojen dhe shikojne helikopterin me simbolet shqiptare qe i afrohet fushes Fillon beteja per mbrojtjen e simbolit qe...

06:26

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI