Flash

Kur i eleminonim serbët në mes të Beogradit

Lapsi.al 13 October 2014
Kur i eleminonim serbët në mes të Beogradit

Një herë e një kohë ne i kemi eleminuar serbët në Beograd. Dhe e ka berë Sokol Kushta, sulmuesi i famshëm i Flamurtarit në vitin 1987. Pasi në ndeshjen e vlefshme për kupën UEFA, Flamurtari e mundi 2 me 0 Partizanin e Beogradit, me anë të një goli në 7 minutat e fundit, goli i Kushtës i dha kualifikimin vlonjatëve. Si per cudi, ndeshja zhvillohej ne te njejtin stadium ku do te luaje kombetarja ne 14 tetor. Ja si e ka kujtuar këtë ndeshje një tjetër protagonist i saj, sulmuesi shqiptar i Partizanit të Beogradit, Fadil Vokrri i cili arriti të marrë një penallti dhe të shënojë një gol gjatë kësaj ndeshjeje. 

“Partizani i Beogradit në ndeshjen e kthimit në stadiumin e Armatës Popullore luajti shkëlqyeshëm. Ne udhëhoqëm 2-0 në pjesën e parë, pas një loje shumë të mirë dhe njërin prej golave e shënova unë. Godita edhe një shtyllë. Por ne nuk mundëm të mposhtim portierin e shkëlqyer Arapi, i cili atë ditë ka bërë mrekullira, që vetëm një portier si ai mund t’i realizonte. Shtatë minuta para mbarimit të ndeshjes Sokol Kushta me një gjuajtje të rrëmbyeshme shënoi një gol të bukur, që e çoi Flamurtarin në garat e mëtejshme. Trajneri Jusufi e pranoi skualifikimin, si një sportist i vërtetë dhe i uroi suksese të njëpasnjëshme Flamurtarit. Nuk më harrohen tre- katër minutat e fundit, kur u larguan tifozët jugosllavë nga stadium të deziluzionuar". 

Vokrri kujton edhe telashet që pati ai si shqiptar pas këtij eleminimi në Beograd: “E kam pasur shumë të vështirë përballjen me ekipin shqiptar,duke pasur parasysh rrethanat politike shumëvjeçare. Megjithatë, një profesionist duhet të sillet në mënyrë profesionale dhe siç i ka hije një lojtari të vërtetë. Ka pasë disa shkrime në gazeta të ndryshme serbe, të cilat argumentonin jo realitetin, sikur unë nuk kam dashur të luaj kundër Flamurtarit të Vlorës, kundër shqiptarëve. Gazeta “Politika” e Beogradit pati shkruar se Vokrri nuk ka luajtur me qëllim kundër Flamurtarit. Pas ndeshjes së dytë, ku ne fituam 2-1, por u skualifikuam nga turi, kjo gazetë kishte vendosur foto në një çast loje nga ndeshja e parë në Vlorë, ku unë isha fokusuar në sulm dhe prapa në sfond ishte Enver Hoxha. Atë ditë në stadiumin e Vlorës kishte reklama “Parti- Enver” dhe fotoreporterët jugosllavë kishin fiksuar jo pak fotografi".

Të këshilluara

Essien me Ebola? Reagon Milani

Mediat afrikane publikuan pasditen e së dielës një lajm tronditës për sulmuesin ganez të Milanit, Michael Essien. Sipas “Dai...

18:43

De Biasi: Mendova se do fitonim

Trajneri italian i Kombëtares se futbollit tha pas ndeshjes me Danimarkën se ekipi luajti një ndeshje të mirë dhe kishte shanse të...

15:16

Kombëtarja e uritur pas ndeshjes

U duk që lodhja bëri të vetën gjatë minutave të fundit të ndeshjes me Danimarkën. Pas takimit djemtë e De Biasit ja...

11:28

Lenjani: Golin ia dedikoj familjes

Shqiptari nga Presheva Ermir Lenjani tha menjëherë pas takimit të luajtur në Elbasan se golin ia dedikon familjes së tij. Në nj&eu...

21:06

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI