Flash

De Biasi: Mendova se do fitonim

Lapsi.al 12 October 2014
De Biasi: Mendova se do fitonim

Trajneri italian i Kombëtares se futbollit tha pas ndeshjes me Danimarkën se ekipi luajti një ndeshje të mirë dhe kishte shanse të mëdha për ta fituar ndeshjen.

“Jam gjysmë i kënaqur, si gjithë ata që na kanë ndjekur këtu dhe në shtëpi. Mendova se po e fitonim ndeshjen dhe në fakt do të kishte qenë një fitore e merituar. Paraqitja e skuadrës sonë ishte e mirë. Luajtëm siç duhej, me zgjuarsi për të shprehur të gjitha aftësitë tona. Do të ishte padrejtësi nëse do të humbisnim. Besoj se taktikisht zhvilluam një ndeshje perfekte. Rezultati të lë disi të zhgënjyer. Sot kemi 4 pikë ndaj barazimi me një kundërshtar të fortë është i rëndësishëm. Të shohim çfarë do të arrijmë të bëjmë me Serbinë, që është skuadra më e mirë e grupit teknikisht” – u shpreh trajneri De Biasi.

Të këshilluara

Kombëtarja e uritur pas ndeshjes

U duk që lodhja bëri të vetën gjatë minutave të fundit të ndeshjes me Danimarkën. Pas takimit djemtë e De Biasit ja...

11:28

Lenjani: Golin ia dedikoj familjes

Shqiptari nga Presheva Ermir Lenjani tha menjëherë pas takimit të luajtur në Elbasan se golin ia dedikon familjes së tij. Në nj&eu...

21:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI