Flash

Xhani De Biazi: Mos e mbani mendjen në Beograd, por në Elbasan

Lapsi.al 10 October 2014
Xhani De Biazi: Mos e mbani mendjen në Beograd, por në Elbasan

Mbi të gjitha Xhani De Biazi ka një armik: Shpërqëndrimin. Kur duket sikur i gjithë opinioni, gazetat dhe tifozat janë të përqëndruar tek sfida futbollistiko patriotike e Serbisë, trajneri i të kuqve merakoset për ndeshjen e kësaj të shtunde kundër Danimarkës. “Duhet të luajmë me shumë kujdes. Të shfrytëzojmë ‘armët tona’.”-kështu u shpreh De Biasi në konferencën për shtyp të së premtes. Trajneri shtoi se si fillim duhet dhënë maksimumi në ndeshjen me Danimarkën, e më pas të bëhen llogaritë. 
“Jemi të ndërgjegjshëm që kemi tre ekipe më të mira se vetja, Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë. Na pret një ndeshje shumë e fortë nesër. Ne nuk do hyjmë për të marrë një pikë, por do të kërkojmë pikët maksimale. Nuk mund ta them tani nëse do më kënaqë një pikë. Do bëjmë gjithçka për të marrë më të mirën e mundshme. Në varësi të rrethanave të lojës edhe një pikë mund të na kënaqë”, u shpreh De Biasi.
Ndërsa kapiteni Cana tha:“ne e njohim forcën e Danimarkës, kemi luajtur edhe vite më parë dhe i kemi marrë një barazim në Qemal Stafa. Nëse bëjmë një krahasim, favorit i grupit mbetet Portugalia pavarësisht se ne e mundëm. Do futemi në fushë vetëm për fitore, do tentojmë më të mirën. Nuk kemi pse të futemi në fushë me frikë, pasi kemi luajtur dhe kundërshtarë më të fortë se Danimarkë dhe kemi marrë pikë”. 

Të këshilluara

Milan kërkon Sami Khedira

Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe Milani shpreh interes për futbollistin q&eum...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI