Flash

Dy standardet e Metës për rastin e Lezhës

Lapsi.al 10 October 2014
Dy standardet e Metës për rastin e Lezhës

Të enjten në mbrëmje, teksa redaksia e Lapsi.al po i jepte dorën e fundit një investigimi lidhur me presionin që po bënin zyrtarë të lartë të LSI-së për të mos hetuar kryetarin e bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha (shiko lart te lajmet kryesore), Ilir Meta ndodhej në studion e Top Story-t përballë gazetarit Sokol Balla. Natyrisht, me instiktin e profesionit dhe duke u nisur nga zërat që qarkullonin, Balla e pyeti Metën edhe për këtë: “Nuk ju shqetëson fakti që në shumicën absolute të tyre, zyrtarët që po arrestohen janë zyrtarë të LSI-së?-ishte një nga pyetjet e fundit të emisionit.  Dhe Meta me qetësinë që e karakterizon, foli ashtu siç i takon të flasë një burri shteti: “Ne mbështesim fuqimisht luftën kundër korrupsionit, angazhimin e gjithë institucioneve, përfshirë edhe Prokurorinë, dhe absolutisht, për ne, çdo njeri që shkel ligjin nuk përfaqëson as LSI-në dhe asnjë forcë politike dhe do të përgjigjet përpara ligjit”. Ai e theksoi edhe në një pyetje të dytë po të njëjtën ide, sikur donte ta përforconte se ishte i bindur për të. Pra, po ta marrësh fjalë për fjalë, deklarata është politikisht korrekte.

Korrupsioni nuk ka ngjyra partiake. Ilir Meta pranon që edhe njerzit e tij duhen dënuar nëse ata kapen. Ai lë të kuptohet se LSI nuk është një sekt, ku kush paguan më shumë, ka mbrojtjen më të madhe politike dhe se Rilindja ka ndikuar edhe mbi të, për t’i bërë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Deri këtu gjithçka në rregull. Por, duke parë investigimin e Lapsi.al, kuptohet lehtë se të gjitha ato që Meta tha në Top Story, janë thjeshtë fjalë në erë. Në terren është vepruar ndryshe. Me forcën e saj, LSI e ka penguar hetimin e kryebashkiakut të Lezhës. Dhe për këtë ka disa arsye. Së pari, sepse deri tani janë ndërmarrë disa masa ndaj njerëzve të LSI-së që po të arrinin deri në këtë nivel, do të krijonin idenë se kjo forcë nuk i mbron dot të vetët. Miti i Ilir Metës se ai është mburojë për ata që punojnë për të, do të krisej edhe më tepër. Një arsye tjetër, pavarësisht demagogjisë, është se kryebashkiaku i Lezhës ka qenë një nga njerëzit kryesorë të fushatës që nxori deputete fituese, Monika Kryemadhin. Zgjedhjet në Lezhë u shenjuan nga gjaku dhe paratë e pafundme, ndaj dhe nuk do të ishte mirë për LSI-në të goditej një nga prootagonistët e kësaj fushate.  

Dhe një arsye tjetër është se goditja e Tushës do ta nxirrte Metën edhe më të dobët në publik. Pas lëvizjeve të fundit të Ramës, kur kryeministri po projekton aleanca politike dhe mediatike për ta bërë irilevant rolin e LSI-së, një goditje e tillë publike do ta bënte edhe më të dobët peshën saj në koalicion. Pikërisht për këto arsye, zyrtarët më të lartë të kësaj partie prodhuan një shernajë për të mbrojtur Viktor Tushën. Dhe ia arritën. Nesër nuk është çudi që kryeministri vetë të thotë se nuk dinte gjë. Se kjo punë qe bërë pa bekimin e tij. Se madje për këtë mund të bëhet “kokë turku” edhe ndonjë kryqëtar i pabindur i antikorrupsionit, që kish vepruar me kokën e tij. Në këtë pikëpamje po, Meta dhe LSI kanë arritur një fitore të vogël. Ata e detyruan Ramën të tërhiqet. Por bërja publike e kësaj historie tregon qartë një gjë: dy standardet që ata përdorin. Njërin për t’i folur publikut dhe tjetrin për të vepruar në teren. Ashtu sikurse Meta bëri dje në Top Story. 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI