Flash

Danimarka mbërrin në Elbasan. Olsen: Do jetë e vështirë

Lapsi.al 10 October 2014
Danimarka mbërrin në Elbasan. Olsen: Do jetë e vështirë

Kombëtarja e Danimarkës ka mbërritur në qytetin e Elbasanit ku të shtunën në mbrëmje luhet takimi me Shqipërinë. Trajneri Morten Olsen dha edhe konferencën për shtyp, në prag të përballjes. 65-vjeçari tha se ndaj kuqezinjve do të luhet njësoj si ndaj Anglisë apo një tjetër skuadre të madhe.

“Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë përballë Shqipërisë. Mund të them që do të luajmë sikur përballë të kishim Anglinë, apo çdo ekip tjetër të madh. Qëllimi ynë është që të japim maksimumin për të marrë pikët e plota, pasi fitorja do të plotësonte objektivat që kemi këtë edicion” - ka deklaruar Olsen.

“Megjithatë shanset janë të barabarta për të dy ekipet dhe gjithçka do të varet nga forma e futbollistëve në ditën e ndeshjes. Shqipëria është përmirësuar shumë dhe ka shumë lojtarë me dyshtetësi. Shqipëria ka një trajner italian shumë të mirë, fusha dhe kushtet duken mjaft të mirë” – tha Olsen./lapsi.al/

Të këshilluara

Duka feston ditëlindjen me skuadrën

Presidenti i FSHF e ka kaluar ditlindjen e tij së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar në ambientet e grumbullimit të skuadrës, ne...

13:16

Milan kërkon Sami Khedira

Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe Milani shpreh interes për futbollistin q&eum...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI