Flash

500 shqiptarë të Preshevës: Do të jemi ne në Beograd!

Lapsi.al 9 October 2014
500 shqiptarë të Preshevës: Do të jemi ne në Beograd!

Edhe në rast se zyrtarizohet ndalimi i tifozave Shqiptarë në Beograd për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen ndaj Serbisë, sërish flamuri Kuqezi do të valvitet në stadium mbëmjen e 14 tetorit. Mediat kosovare dhe ato të Luginës së Preshevës, raportojnë se vetëm dy ditë pas hedhjes në treg të biletave janë shitur 500 bileta në këtë krahinë të populluar vetëm nga shqiptarë. Biletat në Luginë janë shitur nga tregtarët serbë, të cilët edhe kanë përfituar nga çmimi, duke e rritur ndjeshëm në krahasim nga ai real. Gjithsesi, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë nguruar që të marrin bileta dhe natyrisht të jenë të pranishëm në stadium, për të përkrahur natyrisht Kombëtaren e Shqipërisë. Nëse këtyre 500 biletava u shtohet edhe numri prej 1100 tifozash Shqiptarë, numri ritet ndjeshëm, pra rreth 1600 tifozë mund të jenë në Beograd ditën e ndeshjes.

Megjithatë mediat serbe kanë raportuar se tifozave Shqiptarë do t’u ndalohet kalimi i kufirit.

 

Të këshilluara

Milan kërkon Sami Khedira

Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe Milani shpreh interes për futbollistin q&eum...

15:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI