Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Liridon Leçi, futbollisti shqiptar në skandalin e trukimit të ndeshjeve

Lapsi.al 7 October 2014
Liridon Leçi, futbollisti shqiptar në skandalin e trukimit të

Liridon Leçi ka luajtur për skuadrën e kategorisë së dytë në Suedi, Landskrona BoIS, por u përjashtua vitin e kaluar pas dyshimeve se ai shiste ndeshjet. Atëherë ai tha se ishte 100% i pafajshëm. Tani luan për ekipin e Prishtinës, por pranon se fikson ndeshje të kampionatit suedez. Ka luajtur edhe për disa ekipe shqiptare, madje është folur se e ka kërkuar edhe kombëtarja. 

 

“Mund t’ju jap një ndeshje me rezultat të fiksuar, por kur të vini bastin përpiquni të mos bini në sy sikur keni informacion, kupton? Ne kosovarët themi se me mendje të q... nëna”, -thotë Liridon Leçi për një gazetar që iu hoq atij si një bisnesmen në kërkim të një loje me rezultat të fiksuar.  

 

Rreth një vit më parë u hodhën dyshime për trukimin e ndeshjes Landskruna Bois - Falkenberg. Në këtë ndeshje Landskruna humbi ndaj Falkenberg  4-0. Një ndër të dyshuarit kryesorë për trukimin e kësaj ndeshje ishte edhe vetë futbollisti me nënshtetësi shqiptare, i cili u pezullua menjëherë. Disa ndeshje të tjera të sezonit të kaluar dyshohet se janë trukuar. Kompanitë e basteve vunë re lëvizje të dyshimta të tij në fushë edhe në ndeshje të tjera. Në dijeni të këtij fakti është edhe vetë Liridon Leçi, i tregon gazetarit se sa e rrezikshme është të trukosh një ndeshje në Suedi. 

 
Kur e takon Liridon Leçin në rrugët e Prishtinës, është e dukshme se ai bën kujdes, por kjo nuk e pengon që t’i japë gazetarit të fshehtë informacione se si trukohen ndeshjet. 

“Eshtë e rrezikshme. Shumë e rrezikshme. E them seriozisht, sot kanë frikë. Kam 2 - 3 shokë në klubet e tjera dhe po punoj me ta. Aktualisht kam marrëdhënie të mira me ta” -thotë Liridoni teksa regjistrohet nga kamera e fshehtë. 

 

Kur klubi Landskrona BoIS e përjashtoi, ai kërcënoi se do t’i hidhte në gjyq, pasi i kishin njollosur emrin dhe i kishte shkatërruar karrierën. Thoshte se ishte 100 % i pafajshëm. Por përballë një “biznesmeni” që i kërkon një ndeshje të trukuar ai nuk heziton që të japë informacione mbi shokët e tij në Allsvenskan, ligën e parë të Suedisë. 

 

“Ata luajnë për klube të mëdhenj. Njëri luan në Superettan (kategoria e dytë në Suedi) ndërsa dy në Allsvenskan (kategorinë e para). Kam bërë punë me ta. Këtë vit, njëri bëri siç më kishte premtuar. Siç na ka thënë, ashtu ka dalë” -thotë  Leçi.

 

Gjatë takimit me gazetarin ai flet hapur për kontaktet që ka në kategorinë e dytë dhe në veçanti për ago në kategorinë e parë suedeze. “Allsvenskan, vëlla, jo të Superettan. Imagjino, në minutën e 20 ishte 2 - 0, unë e kisha vënë plus 3 gola, muhabeti ishte 3 gola, ndërsa vetëm në 20 minuta ishte 2 - 0”.

 

Në regjistrimin me kamera të fshehtë, Liridon Liçi i përshkruan kontaktet e tij në Suedi si aktivë në manipulimin e ndeshjeve. 

 

“Ai që kam unë është turk, por lindur e rritur në Suedi. Flet edhe shqip, më dobiç nuk ka. Mban pistoletë në makinë dhe është një lojëtar i njohur”- shprehet ai. 

 

Por kur u telefonua dhe u pyet për regjistrimin nga gazetari i emisionit investigativ Uppdrag Granskning i televizionit SVT , i cili regjistroi edhe kameran e fshehtë, Lirido Leçi tha se e gjitha ishte një shaka. 

 

“Jo, as që më kujtohet. Unë… shumë njerëz më pyesin dhe unë kam dëshirë të flas me ta, e kupton? Eshtë shaka. Jo, jo, nuk më kujtohet” -u shpreh ai. 

 

Biseda:

Ai kishte kamera të fshehtë dhe e ka regjistruar bisedën

“Nuk është e vërtetë, sepse unë thjesht gënjeva. U talla me të. Nuk është e vërtetë.” 

 

“Po thua që po talleshe?”
“Po, isha 100 % i sigurtë se ai kishte kamera të fshehtë. Doja të godisja… Doja, e ke parasysh… sepse e dija që ishte spiun.”

 

“Përse e gënjeve?”
“I dhashë informacion sepse e kisha lexuar në Aftonbladet (tabloid suedez) përpara dhe i dhashë disa informata. Thjesht u talla me të”.

 

“Ju na thatë gjatë regjistrimit që po punonit me dy skuadra në kategorinë e para suedeze.

 

“Nuk më kujtohet se cilat skuadra kam përmendur. Ju betohem për fëmijën tim, për jetën time, nuk më kujtohet se cilat skuadra kam përmendur. Nuk e di… kam thënë ca emra, por nuk e di tani. Nuk e di çfarë emrash, sepse nuk punoj me ta. Unë nuk jam kriminel, e kuptoni? Nuk e kam bërë kurrë atë që klubi Landskrona thotë apo atë që thonë njerëzit e tjerë. E kuptoni?

 

Liridon Leçi bëhet protagonist i një superskandali. Një vit më parë, mediat shkruajtën se ai ishte thirrur edhe nga kombëtarja shqiptare për të luajtur me fanellën kuq’e zi. Në Shqipëri ai ka luajtur me ekipet e Flamurtarit, Elbasanit, Vllaznisë, Besës e Kastriotit. 

 

Përgatiti lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI