Flash

Ironia e “Tirona Fanatics”/ Në Korçë me këmisha e kravata

Lapsi.al 4 October 2014
Ironia e “Tirona Fanatics”/ Në Korçë me

Federata Shqiptare e Futbollit i përjashtoi për të gjithë sezonin nga stadiumet, si pasojë e dhunës gjatë ndeshjes Vllaznia -Tirona. Por “Tirona Fanatics” dhe pjesa tjetër e tifozerisë së ekipit kryeqytetas nuk kanë ndër mend ta lënë skuadrën vetëm. Duke ironizuar me vendimin e FSHF, ata u nisën në Korçë me veshje zyrtare, këmishë e kravatë.

 

Disa nga organizatorët thanë për lapsi.al se kjo ishte një formë proteste për t’i treguar Federatës se zyrtarët e saj nuk e njohin aspak realitetin e shkallëve të stadiumit, por dinë se çfarë ndodh vetëm nëpër zyra dhe në dhomat e zhveshjes. 

 

Gjithashtu, në këtë transfertë tifozët nuk pranuan që klubi t’u mundësojë transmortin, pasi ata janë irrituar me ndjesën që drejtuesit e klubit kërkuan në Shkodër. Tifozët që u dhunuan në Shkodër nga kundërshtarët dhe gjatë përplasjes me policinë e quajnë ndjesën si ofendim ndaj tyre. Rreth 200 tifoza janë organizuar me autobusë të prenotuar prej vetë atyre dhe mjaft të  tjerë kanë mbërritur në Korçë me autoveturat private.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI