Flash

Juve, a mund të luhet në Champions të veshur si Shrek

Lapsi.al 3 October 2014
Juve, a mund të luhet në Champions të veshur si Shrek

Juventus zhgënjeu jo vetëm me paraqitjen ndaj Atletico Madrid, por dhe me fanellën, ose më saktë ngjyrën e saj të gjelbër që ishte objekti i batutave të faqeve të para të të përditshmeve sportive në Itali. Disfata minimale me kampionët e Spanjës koincidoi me debutimin negativ të fanellës së tretë zyrtare të klubit. Një uniformë krejt e gjelbër që nuk ju ka pëlqyer besnikëve të ngjyrave bardh e zi, duke bërë që të shpërthejnë komentet sarkastike të të apasionuarve të futbollit në web: "Në fushë me fanellën e arbitrave", "më djegin sytë", ishin disa nga komentet për të shpërthyer më pas me ironinë e paralelizmave me personazhet e filmave të animuar, "Dipsy e Teletubbies" apo pyetje të tilla, "A mund të luhet në Champions të veshur si Shrek", siç komenton një tifoz i bardhezinjve, ndërsa një tjetër e lë të lirë imagjinatën duke shkruajtur se herën tjetër skuadra do të zbresë në fushë me pizhama e madje dikush bën ironi duke shkruajtur se djemtë e Allegrit kishin si qëllim maskimin për t’u bërë të njëjtë me fushën në mënyrë që të ngatërronin kundërshtarët, raporton "La Gazzetta dello Sport". 


 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI