Flash

Brehme, ish-kampioni i botës përfundon në pastrues banjash

Lapsi.al 2 October 2014
Brehme, ish-kampioni i botës përfundon në pastrues banjash

Kampion i Botës me Gjermaninë dhe kampion i Italisë me Interin. I aftë të luante në të djathtë dhe në të majtë pa bërë më të voglën diferencë. Protagonist tek Inter i udhëhequr nga Trapatoni, po ashtu tek Gjermania e Beckenbauer. I paharruar për penalltinë e 1990-ës në Olimpiko duke i dhuruar Gjermanisë yllin e tretë në fanellë. Por sot Andreas Brehme një prej tercinëve të majtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave po kalon një moment të vështirë në jetën e tij.

I mbytur në borxhe që llogariten deri në 250 mijë euro, po kërkon ndihmë nëpërmjet miqve të tij të botës së futbollit në mënyrë që të evitojë edhe humbjen e hipotekës së shtëpisë.

Beckenbauer bëri para pak ditësh një apel. “Kemi përgjegjësinë të kërkojmë mundësitë që ta nxjerrim nga kjo gjendje ku është. I ka dhënë shumë futbollit gjerman. I ka dhënë titullin kampion të botës. Tashmë të gjithë duhet ta ndihmojnë”

Apelit i është përgjigjur Olivier Straube, një mik i vjetër skuadrën e Brehme. “Jemi të gatshëm ta përfshijmë Andreas në firmën tonë të pastrimit të banjave dhe sanitareve. Kështu edhe ai e kupton çfarë do të thotë punë e vërtetë dhe jetë e vërtetë. Do ta ndihmojë të përmirësojë imazhin e tij. Kjo për mua është ndihmë – tha Straube. Tashmë i mbetet ish-kampionit të botës nëse do të pranojë që të pastrojë banjat për të dalë nga kriza e borxheve./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI