Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Në Beograd, në emër të Shqipërisë etnike. Por tifozët serbë përgjigjen: "Do ju varrosim në mes të stadiumit"

Lapsi.al 23 September 2014
Në Beograd, në emër të Shqipërisë etnike. Por

Paralajmërimi i grupit të tifozëve të FC Prishtina, Plisat, se me 14 tetor do të shkojnë në Beograd për ta përkrahur përfaqësuesen e Shqipërisë në duel kundër Serbisë i ka tmerruar serbet, dhe kjo u vërejt në reagimet e medieve serbe atje. Mirëpo, Plisat po ftojnë edhe përkrahës të tjerë të Kombëtares Kuq e Zi, që t’ju bashkëngjiten në këtë udhëtim heroik.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj tifozerie, Albert Kastrati, apo siç njihet ndryshe Tigri, në profilin e tij.

“Të dashur Plisa ,

Sikurse çdo herë tjetër edhe tani ne do të jemi në përkrahje të Kombëtares Shqiptare, kombëtares KUQ E ZI..

Muaji Tetor është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqiptarët, andaj ne me kohë po iu japim informatat që gjithçka të shkojë sipas planit.

Muajin që po vjen ne presin dy ndeshje shumë të rëndësishme njëra në Shqipëri kurse ndeshja tjetër kundër Serbisë ku edhe aty do të jemi për ta përkrahur kombëtaren Kuq e Zi. Me datë 11.10.2014 do të zhvillojmë ndeshjen e parë në Elbasan kundër kombëtares së Danimarkës ku ne do të udhëtojmë. Çmimi i biletës për ndeshje është 7.50 €. Me datë 14.10.2014 do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur Serbi-Shqipëri , ku ne kemi marrë dritën e gjelbër nga Federata shqiptare e Futbollit të udhëtojmë dhe do ta bëjmë këtë gjë, vetëm se pritet edhe Federata Serbe e Futbollit që ta aprovojë udhëtimin tonë.Në faqen tonë këtu në Facebook kemi marrë shumë mesazhe nga Shqiptarët që jetojnë jashtë Prishtinës , të cilët shprehin vullnetin e tyre për të udhëtuar me ne në Serbi për të përkrahur kombëtaren, të gjithë ata që janë të interesuar që vijnë në Serbi me ne dhe nuk janë Plisa le të lajmërohen në Fan Club i cili gjendet prapa Supermarketit “MAXI” në Shesh.Shqipëri Etnike! Gjithë të mirat Plisat”,  thuhet në komunikatën e Tigrit.

 Nga ana tjeter mediet serbe kanë shprehur frikën e tyre rreth udhëtimit të "Plisave" në Beograd për sfidën Serbi-Shqipëri. Ato kanë paralajmëruar rrezikun që paraqet udhëtim i tifozëve prishtinas nisur nga urrejtja mes dy vendeve.

Madje, mediat serbe shkojnë shumë larg duke i cilësuar tifozët nga Prishtina si huliganë, të cilët mund të shkaktojnë probleme të shumta, deri edhe në përplasje në Beograd.

Lexuesit serbë të këtij portali në komente kanë fyer e kërcënuar në mënyrat nga më të ndryshme “Plisat”. Ja disa nga kërcënimet që serbët u kanë bërë “Plisave”: 

“Mirësevini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejt”.  

“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë.”

“Mos kini merak. Do t’i varrosim në mes të stadiumit"

 “Vetëm hajdeni, do të priteni shumë “mirë”!" 

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejt. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.

“Padyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke ju pritur”.

Të këshilluara

Lamtumirë "Santiago Bernabeu"!

Reali i Madridit do të ndryshojë pamjen e stadiumit të tij nëse nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me arabët e Abu ...

21:38

Gervinjo pa flokë, ironi në web

Nuk kanë të reshtur komentet dhe ironitë ndal lojtarit të Romës Gervinho. Sulmuesi verdhekuq gjatë një aksioni në ndeshj...

18:11

Bayern, fillon mëria me Guardiolën

Barazimi 0-0 ndaj Hamburgut duket se i ka bezdisur shumë tifozët e Bayernit. Reagimet e tyre në rrjetet sociale janë karakterizuar nga ...

17:50

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI