Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Provokojnë serbët: Shqiptarëve ua kemi mësuar dhe do ua çmësojmë futbollin

Lapsi.al 22 September 2014
Provokojnë serbët: Shqiptarëve ua kemi mësuar dhe do ua

Pritet të jetë një ndeshje e fortë ajo e 14 tetorit mes Shqipërise dhe Serbisë dhe plot ngarkesa patriotike. Përfaqësuesit e dy skuadrave janë përpjekur këto ditë të ulin tonet nacionaliste, duke nënvizuar disa herë se bëhet fjalë për një ndeshje futbolli dhe vetëm kaq. Por provokimet nuk mungojnë. Radiotelevizioni serb BN, në faqen e internetit, u kujton shqiptarëve se futbollin na e kanë mësuar serbët, duke iu referuar faktit se trajneri i parë i kombëtares shqiptare ka qenë një serb, Ljubisha Brosiç, të cilin pakkush e kujton, ndonëse ai në vitin 1946 me Shqipërinë fitoi Kupën Ballkanike.

Në shkrim më tej thuhet janë një ekip dembelësh të pa disiplinuar që de Biazi i ktheu në një skuadër luftëtarësh, serioze dhe tepër të saktë në mbrojtje. Duke folur për ndeshjen e të kuqve të fituar në portugali shkrimi vazhdon: "Për ne, që shohim "fiset e egra nga jugu" me mendjemadhësi dhe arrogancë, gjithmonë me përbuzje e shpesh me urrejtje, kjo fitore qe një surprizë e madhe. 

Në shkrimin e gazetarit serb thuhet se ekipit shqiptar i prin kapiteni Lorik Cana (foto ne faqen e BN), i lindur në Gjilanin tonë dhe kujtohet se: ne u themi atyre "shiftari" ndërsa për ta ne jemi "shkie"

“Patriotizmi, entuziazmi i “kombit të ri”, dashuria për disiplinën shtetërore, himni dhe krenaria që kanë se janë shqiptarë, ndërtoi suksesin e tyre të parë të madh. Por për të gjithë këtë, fajin e ka një serb, Ljubisha Brosiç ” –shkruan BN teksa u kërkon drejtuesve të kombëtares serbe që të mos e nënvleftësojnë Shqipërinë.

 Një shkrim që vjen menjehërë pasi trajneri i Serbisë, Dik Advokat kishte deklaruar se Shqipërinë as që e llogariste. Duke iu referuar këtij qëndrimi dhe duke i kërkuar trajnerit t’i trajtojë shqiptarët si rivalë të vërtetë, BN Televizija jo vetëm sugjeron që të  bëhet kujdes, por provokon teksa shkruan: “Vetëm atëherë, kur të kemi bërë çdo gjë si duhet, do të jemi në gjendje t’u themi të (pa) njohurve nga jugu: ne jua kemi mësuar futbollin, ne ua ç’mësojmë atë.”

Të këshilluara

Reali, kampioni i borxheve me 602 milion euro

Sasia të cilën kampionët e Evropës i kanë borxh bankave, kredituesve, qeverisë spanjolle dhe të tjerëve është rritur me 11.3 për qind, nga 541 milionë euro qe i...

16:06

De Biasi: Kujdes euforinë

Fitorja historike e 7 shtatorit në Portugali ka ngjitur kuqezinjtë 25 pozicione më lart, në vendin e 45-të në renditjen e re t&eum...

15:48

Shaqiri mërzitet në stol

Për Xherdan Shaqirin nuk ka ditë të mira tek Bayern Munich. Pakënaqësia e tij ndaj drejtuesve të klubit dhe trajnerit duket se ka ...

21:08

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI