Flash

E vërteta e lajmit për arrestimin e Berishës

Lapsi.al 22 September 2014
E vërteta e lajmit për arrestimin e Berishës

Janë të panumërta “lapsuset” dhe “gafat”, madje edhe të mediave serioze e që kanë lënë gjurmën e tyre të pashlyeshme në historinë e re të shtypit të lirë shqiptar. Një media e tillë është Gazeta “Shekulli”, në versionin online të së cilës kumtohet mbrëmjen e 17 shtatorit 2014, se “Po përgatitet arrestimi i Berishës”. Ja se si fillon lajmi i Shekullit: “Sipas medias greke “VORIA.gr” e cila citon burime nga Tirana zyrtare, qeveria e Edi Ramës po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar tek akuzat për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsionin me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit” (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=55911&kat=95).
Para Shekullit, ky lajm – me “garnitura edhe më pikante” -, ishte publikuar në disa sajte të tjera dhe postuar në Facebook (“Mediat greke: Athina sponsorizon 10 milionë euro qeverinë Rama për arrestimin e Berishës dhe nacionalistëve shqiptarë”).
Sigurisht, të mësojnë shqiptarët prej medias greke se po përgatitet arrestimi i Berishës dhe se Athina ofron edhe 10 milionë euro për këtë operacion, nuk është një lajm që kalon pa vëmendje e madje edhe pa indinjatë. (Ç’na qenkan këta grekë që po përzihen kaq harbutërisht në punët tona”, mund të ketë menduar edhe shqiptari më indiferent ndaj zhvillimeve në vend e më gjerë).

Mirëpo, si qëndron e vërteta? Ju lutem, lexoni me durim e me vëmendje:
Media që i referohet gazeta “Shekulli” (voria.gr), më 14 shtator, nën titullin “Plan për arrestimin e Berishës nga qeveria Rama”, e thotë që në krye se “sipas publikimeve të mediave shqiptare, qeveria shqiptare po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha” (http://www.voria.gr/index.php?module=news&func=display&sid=193730&cat=10011.
Pra, është e qartë se sajti grek citon si burim të lajmit të vet mediat shqiptare. Dhe e bën këtë, sepse që më datën 10 shtator, sajti shqiptar Dosja.net, publikon nën okelion “Ekskluzive” lajmin: “Gati plani për arrestimin e Berishës dhe disa ish-ministrave. Deputetët juristë të PS po përgatisin dosjet” ( http://dosja.net/2014/09/ekskluzive-gati-plani-per-arrestimin-e-berishes-dhe-disa-ish-ministave-deputetet-jurist-te-ps-po-pergatisin-dosjet/).
Pra, ato blogje apo dhe media shqiptare që e servirën lajmin si të “importuar” nga media greke, në fakt, vetëm se kanë riprodhuar vetëveten në versionin – le të themi- greqisht.
Dhe, nëse ndokush mund të thotë se mediat greke kanë specifikuar edhe akuzat që do të përmbajë dosja (hipotetike) kundër Berishës, gjë që nuk e gjejmë në mediat shqiptare, edhe kjo e ka shpjegimin e vet. Akuzat që rendit Shekulli duke cituar “voria.gr”, janë publikuar po te Shekulli, dhjetë muaj më parë, më 9 dhjetor 2013. Madje edhe renditja dhe teksti i akuzave që publikohet tani te Shekulli (supozohet, sipas sajtit grek), janë pikë për pikë të njëjta me ato që botoheshin te Shekulli në dhjetor 2013, nën titullin “Nismë për arrestimin e Berishës”, një lajm që fillonte kështu: “Pas presionit në rritje të Brukselit për arrestimin e Sali Berishës dhe ministrave të tij të korruptuar, në rrjetet sociale ka nisur firmosja e një peticioni për dërgimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, para drejtësisë. Shqiptarët kanë nisur të firmosin pasivisht (me gjase kanë dashë me thënë “masivisht”) peticionin për arrestimin e Sali Berishës për pesë krimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike në historinë e pluralizmit shqiptar. Peticioni pritet të firmoset nga 1 milion shqiptarë, i cili do të përdoret si mjet presioni për të vënë në lëvizje prokurorinë dhe gjykatat, për arrestimin e Berishës, i cili konsiderohet si koka e korrupsionit në Shqipëri”. (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36310&kat=87).

*(Botuar në gazetën “Tribuna”, Greqi)

Të këshilluara

Në emër të Hashim Thaçit

Partitë opozitare në Kosovë e mbështetën të gjithë fushatën e tyre zgjedhore në nevojën e largimit të ...

14:05

Rilindi ekonomia? Një vit pas

Papunësia e rritur, kreditimi i ekonomisë i tkurrur, rritja e eksporteve e frenuar po rrezikojnë parashikimet e qeverisë për një r...

14:46

Pse dhe si e duan Enver Hoxhën

Sikur t’i thoshin një kategorie njerëzish, ku bëjnë pjesë jo pak politikanë, deputetë, biznesmenë, shkrimtar&eu...

13:21

Albin, a je ti?

Dikur e quante parti të haraçit, por me AAK’në e Ramush Haradinajt lidhi marrëveshje për luftimin e krimit dhe korrupsionit. ...

17:02

Populizmi ha bijtë e tij

Erion Veliaj është një nga simbolet e filozofisë qeverisëse të Edi Ramës. Eshtë si të thuash mishërimi fizi...

11:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI