Flash

Zvicra humbet me Anglinë, Spanja “manita” Maqedonisë

Lapsi.al 9 September 2014
Zvicra humbet me Anglinë, Spanja “manita” Maqedonisë

Zvicra e Xherdan Shaqirit debutoi me humbje në eliminatoret e Euro 2016. Skuadra që po drejtohet nga Petkovic u mund me rezultatin 2 - 0 nga Anglia. Golat për anglezët u shënuan nga ëelbeck në minutën e 15 dhe minutën e fundit të kohës shtesë. Në dy ndeshjet e tjera të Grupit E Estonia mundi Slloveninë 1 - 0 dhe Lituania fitoi 2 - 0 ndaj San Marinos. 

Në grupin G, Rusia e Fabio Capello -s mundi lehtësisht 4 - 0 Lishtenshteinin. Në të njëjtin grup, Suedia e Ibrahimovic barazoi me Austrinë, në Vienë. Ibrahimovic nuk mundi të tërheqë skuadrën, madje u bë protagonist i një goditje me brryl të Alaba -s. Ndërsa Mali i Zi mundi 2 - 0 Moldavinë. 

Në Grupin C, Spanja debutoi me një “manita”, siç do të thonin spanjollët. 5 - 1 fitoi ekipi i Bel Bosque, i cili duket i rinovuar, pasi janë aktivizuar mjaft lojëtarë të rinj. Sllovakia mundi 1 - 0 Ukrainën, ndërsa Luksemburgu barazon 1 - 1 me Bjellorusinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI