Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

De Biazi: Nuk flas për kualifikim, fitorja dedikim për vajzën

Lapsi.al 8 September 2014
De Biazi: Nuk flas për kualifikim, fitorja dedikim për vajzën

Nëse do ta kishte humbur ndeshjen e djeshme, sot do ta kishin kryqëzuar: “Shqipëri eksperimentale”, “skuadër pa fantazi”, “ekip që nuk prodhon lojë”… Por Shqipëria e gdhin në krye të grupit së bashku me Danimarkën dhe mund të mburret se mundi skuadrën e yjeve të Realit: Ronaldos, Pepes dhe Koentraos në fushën e vet. “Ndeshje që nuk e interpretuam ashtu siç doja unë, sepse u treguam të pasaktë në disa veprime në mesfushë, por gjithsesi jam i lumtur. Shumë i lumtur”, thotë De Biazi për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

 

Mister, tregohuni i sinqertë, i kishit menduar tri pikët para ndeshjes?
Unë ua thashë në konferencën për shtyp se do të luftonim për tri pikët… Tani është e kotë të mburremi dhe të themi se e dinim që do të fitonim. Jo, nuk e dija që do të fitoja, por e dija që do të luftonim me të gjitha forcat për të marrë maksimumin.
Cili ishte çelësi i këtij suksesi?
Sakrifica e grupit. Ishte nga ato ndeshje që nëse nuk i luan në 100 për qind, atëherë je i mbaruar.
A patët një moment kur u trembët?
I trembur jo, por tensioni ishte i madh. Pas golit të Balës, ata ushtruan presion të tmerrshëm dhe mund të kishin barazuar.
A pati ndonjë gjë që nuk ju pëlqeu gjatë kësaj ndeshjeje?
Të them të drejtën nuk shkoi gjithçka siç e kisha parashikuar. Portugezët lanë më shumë hapësira nga sa mendoja dhe duhej t’i shfrytëzonim si duhet. U treguam shumë të ngurtë në pjesën e parë. Vetëm në minutat e fundit nisëm të bënim atë që u pata thënë lojtarëve dhe krijuam rastin me Roshin… U thashë disa herë që të tregoheshin më të guximshëm dhe të mos gabonin aq shumë kur e merrnin topin, por në minutat e parë e dorëzonim aq lehtë topin saqë nuk po u besoja syve. Më pas e mblodhëm veten, por gjithsesi duhej t’i kishim shfrytëzuar më shumë disa hapësira.
A e dini se keni thyer një rekord? Shqipëria nuk kishte fituar kurrë një ndeshje në startin e kualifikueseve të Europianit…
Di që kemi edhe një rekord tjetër, sepse sapo mundëm skuadrën që është e 11-ta në renditjen e FIFA-s…
Cili ishte lojtari më i mirë në fushë?
Jam i entuziazmuar, por kësi pyetjesh me spec nuk u jam përgjigjur kurrë, ndaj harrojeni se mund të bëj dallime. Ishte një fitore grupi dhe kush mendon të kundërtën gabohet.
Kujt ia dedikoni fitoren?
Vajzës time. Sot (dje) kishte ditëlindjen, por mbi të gjitha sepse ka dhënë një provim shumë të vështirë dhe ka marrë pikët maksimale. Ia dedikoj asaj sepse më bëri shumë krenar.
Çfarë u premtoni shqiptarëve?
Nuk dua të flas për kualifikim. Ju lutem…! Do luftojmë 300 për qind në çdo ndeshje, por tani të mos e ekzagjerojmë se nuk jemi të kualifikuar meqë mundëm Portugalinë. Ua them me sinqeritet. Jemi ende shumë larg dhe duhet shumë punë.

(Panorama Sport)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI