Flash

Balaj: Pas golit i kërkova fanellën Pepes

Lapsi.al 8 September 2014
Balaj: Pas golit i kërkova fanellën Pepes

Bekim Balaj u ngacmua jo pak gjatë lojës me Pepen, mbrojtësin lider të Portugalisë dhe Realit të Madridit. Sulmuesi fitoi duelin me shtatlartin, ndërsa sapo shënoi, i kërkoi që të ndërronin fanellat pas ndeshjes. Ky moment u kap edhe nga kamerat në transmetim LIVE. Në një intervistë pas ndeshjes Balaj tha se “Pepe bënte gjatë të gjithë kohës provokime të ndryshme, duke ndërruar krahun apo gjëra të tilla. Gjithsesi, në fund më përgëzoi për golin” - tha Balaj.

I pyetur për golin dhe ndonjë dedikim të veçantë, sulmuesi deklaroi: “Së pari jam shumë i lumtur që arrita të shënoj. Kam luftuar shumë për të qenë këtu. Besoj se e kam shpërblyer besimin e trajnerit, i cili këtë herë më aktivizoi që nga minuta e parë. Për sa i përket golit që shënova, mendoj se ishte një goditje e menjëhershme dhe refleks i imi në atë pozicion. Këtë gol ia dedikoj babait tim, familjes dhe të gjithë tifozëve”.
 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI