Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Berisha, optimist për Portugalinë. Kualifikohen 3 skuadra

Lapsi.al 6 September 2014
Berisha, optimist për Portugalinë. Kualifikohen 3 skuadra

Ertrit Berisha, portieri 25 vjecar i tw kuqve ndihet optimits para ndeshjes me Portugaline. “Kemi shanse nisur edhe nga shorti pasi dy skuadra kualifikohen direkt, ndërsa kualifikohet edhe e treta më e mirë. Kemi kualitete por mbi të gjitha luajmë si skuadër. Kemi shumë dëshirë për të arritur diçka historike dhe mendoj se dy ndeshjet e para do të tregojnë se çfarë mund të arrijmë”. Ndaj Portugalisë skuadra shkon me moralin e lartë, nisur jo vetëm nga forma e treguar në seancat stërvitore por edhe nga paraqitja e mirë në miqësoren me modestët e Racing Villabes.

“Kemi dhe 2 ditë kohë në të cilat po studiojmë kundërshtarin por edhe lojën tonë. Luajtëm një miqësore ndaj një skuadre inferiore por aty u panë sinjale pozitive. Kemi mundësi reale të bëjmë mirë dhe të fitojmë”. Pavarësisht se në ambientin kuqezi të gjithë janë në një mendje përsa i takon objektivit, futbollistët duken të ndarë në opinionin e tyre nëse mungesa e Ronaldos ndihmon Shqipërinë në arritjen e objektivit. Portieri Berisha thekson se luhet ndaj Portugalisë dhe jo ndaj Ronaldos. “Ronaldo është më i miri në botë, dhe sigurisht mungesa e tij na favorizon. Por Portugalia ka futbollistë të mirë dhe të rinj të talentuar. Për ne është njësoj, edhe nëse luan Ronaldo ose jo. Në sfidën e fundit të luajtur në Portugali, kombëtarja shqiptare mori një barazim pa gola falë paraqitjes heroike të ish portierit Arjan Beqaj. Numri një i portës së Lazios thur elozhe për atë paraqitje të ish gardianit kuqezi dhe premton se së bashku me ekipin do mundohen të japin më të mirën për të arritur fitoren. “E kam parë atë ndeshje, ashtu si të gjitha sfidat e kombëtares Shqiptare. Beqaj ka bërë një paraqitje spektakolare. Do mundohem që së bashku me ekipin të paraqitemi sa më mirë dhe të dalim me fitore”.

Të këshilluara

Bento: Kujdes nga Shqipëria

Trajneri i Portugalisë Paulo Bento, kërkon nga skuadra që ta marrë me qetësi takimin e parë kualifikues ndaj Shqipërisë ...

16:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI