Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Brigel, kujton Greqinë dhe parashikon Portugalinë (video)

Lapsi.al 5 September 2014
Brigel, kujton Greqinë dhe parashikon Portugalinë (video)

 Plot 10 vjet më parë Shqipëria mposhte 2 me 1 Greqinë të sapo shpallur Kampione Europe me gola të Muratit dhe një gol të mrekullueshëm të Aliajt. (Goli në video) Me këtë rast ish trajneri i kombëtares Shqiptare Brigel, ka folur për shtypin sportiv shqiptar. 
"Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në planin teknik, por ishte fitorja më e bujshme. Nuk do ta harroj kurrë atmosferën që u krijua në stadium dhe në rrugët e Tiranës", shprehet Hans PeterBriegel, trajneri i Shqipërisë në atë periudhë. 

Në një intervistë për "Panorama Sport", tekniku gjerman kujton me nostalgji kohën kur drejtonte skuadrën kuqezi dhe bën një analizë unike për një pjesë të lojtarëve që ka drejtuar, por nuk harron as për sfidën e së dielës, Portugali-Shqipëri.

"Portugalia është skuadër me probleme dhe mungon edhe Ronaldo për shkak se është i dëmtuar. K
y është një ndër momentet më të vështira të saj në vitet e fundit. Nuk e njoh skuadrën shqiptare, por shumë miq të mi më kanë folur mirë. Keni shumë shanse që të dilni me pikë. Unë e pashë Portugalinë edhe në Botëror, ishte një ndër skuadrat më të dobëta. E paorganizuar dhe krejtësisht e varur nga Ronaldo… Mendoj se mund edhe të mundet në shtëpi me atë gjendje që është. Unë jam larg nga Lisbona vetëm 2 orë e gjysmë dhe do të doja të shkoja t’i shikoja në stadium, por qenkan larg. Aveiro është goxha larg Lisbonës", ka thënë Briegel

Të këshilluara

Bento: Kujdes nga Shqipëria

Trajneri i Portugalisë Paulo Bento, kërkon nga skuadra që ta marrë me qetësi takimin e parë kualifikues ndaj Shqipërisë ...

16:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI