Flash

Falcao shkon tek Manchester United

Lapsi.al 1 September 2014
Falcao shkon tek Manchester United

Mediat europiane thonë se gjithçka është e përfunduar. Radamel Falcao ka firmosur për Manchester United. Lajmin e bën të ditur edhe e përdishmja sportive “AS” sipas së cilës sulmuesi kolumbian do të jetë pjesë e ekipit anglez për 4 sezone. Transferimi i Falcao-s sipas gazetës spanjolle nga Monaco ka kushtuar 65 milionë euro. Manchester United është ekipi që ka shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës, por ende nuk po jep rezultat. Ndërkohë Chicharito Hernandez ka lënë djajtë e kuq të Manchestërit dhe është huazuar tek Real Madrid. Sulmuesi do të luajë këtë sezon te kampionët e Europës në fuqi. Ky transferim i ka kushtuar Real 2 milionë euro. Hernandez do të zëvendësojë Alvaro Morata që kaloi gjatë merkatos te Juventus.

Të këshilluara

Pas Juves fiton edhe Roma

Juventus dhe Roma e nisën me fitore sezonin e ri të Serie A. Juve, në ndeshjen hapëse të kampionatit, mundi me rezultatin e ngushtë...

14:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI