Flash

Pas Juves fiton edhe Roma

Lapsi.al 30 August 2014
Pas Juves fiton edhe Roma

Juventus dhe Roma e nisën me fitore sezonin e ri të Serie A. Juve, në ndeshjen hapëse të kampionatit, mundi me rezultatin e ngushtë 1 - 0 Chievo-n, në Verona, me një autogol të Francesco Bardi -t. Goli erdhi në minutën e 6. Coman goditi fort nga jashtë zone dhe devijimi i Bardi -t e çoi topin në rrjetë. Një fitore e rëndësishme kjo e bardhezinjve, por në veçanti edhe e trajnerit Massimiliano Allegri. 

Foto: Coman

Në mbrëmje, në Olimpico Roma fitoi 2 - 0 ndeshjen Fiorentinës . Skuadra e Rudi Garcia -s ka shënoi në pjesën e parë me Nainggolan dhe në minutën e 90 me Gervinho. Të dielën është radha e Inter -it, Milan -it, Napoli -t e Lazio -s për të treguar ndryshimet që kanë pësuar nga blerjet e verës. Tek Milani pritet të aktivizohet Fernando Torres, që u dha për 2 vjet huazim tek kuqezinjtë. Ekipi kundështar do të jetë Lazio, ku që nga minuta e parë do të aktivizohen Cana dhe Berisha. Interi do të luajë në Torino dhe blerjet e reja, Osvaldo e Dodo pritet të jenë në fushë që në nisje të lojës. Napoli në transfertë do të ketë përballë skuadrën e Genoa -s dhe do të përpiqët të fitojë për të harruar dështimin që pësoi në Champions League.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI