Flash

Erdogan nuk është president i të gjithëve në Turqi

Lapsi.al 28 August 2014
Erdogan nuk është president i të gjithëve në Turqi

Pas fitores së Erdoganit në zgjedhje (10.08.2014) ne rreth 52 %, pasuan urimet e obliguara dhe korrekte politike nga Europa, si për shembull nga kancelarja Angela Merkel. Ajo theksoi rëndësinë e madhe të Turqisë në një rajon të vështirë. Por vështirë se do të plotësohet dëshira e presidentit të Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe presidentit të Këshillit të BE Hermann Van Rompuy, që Erdogan të luajë rolin e pajtuesit në politikën e brendshme. Erdogani vetë ka pralajmëruar një "rë të re" duke shtuar se "grindjet i takojnë së kaluarës". Këto fjalë tani duhet të zbatohen në vepra. Para marrjes së postit të tanishëm ai ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në ceremonitë festive të Vitit të Gjykatave 2014/2015 me 1 shtator, nëse atje flet presidenti i odës së avokatëve Metin Feyzioglu, i cili para katër muajsh e ka kritikuar stilin e udhëheqjes së shtetit nga Erdogani. Por nëse Feyzioglu nuk flet, kjo do të ishte në kundërshtim me konventat për të drejtat e njeriut, që parashikohet edhe me kushtetutën e Turqisë për liritë dhe të drejtën e mendimit të lirë.

Përcaktimet kushtetuese

Ekspertët po debatojnë aktualisht se në ç'masë Erdogani do t'i përmbahet Kushtetutës, kur dihet se ai në vend të neutralitetit politik si president, edhe më tej angazhohet për Partinë e tij AKP, e cila mban pushtetin prej vitit 2002. Paraardhësi i tij Gül i ka respektuar përcaktimet kushtetuese, që të jetë përfaqësues i vendit. Ai ishte distancuar nga AKP dhe ka mbajtur raporte të mira edhe me opozitën parlamentare.

Erdogani do të veprojë ndryshe, thotë profesiori Ibrahim Kaboglu, i cili flet për një "puç të mundshëm kushtetues". Posti i Erdoganit si kryeminsitër ka përfunduar me 15 gusht, me shpalljen e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Ai kritikon faktin, që Erdogani ka vazhduar të kryejë detyrat si më parë.

Por partia në pushtet hedh poshtë këto kritika në mënyrë kategorike. Zëdhënësi i AKP, Hüseyin Celik, thotë se ata nuk kanë gjetur asnjë pengesë juridike që Erdogani ka mbetur për këtë periudhë në postin e kryeministrit. "Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin e ardhshëm Ahmet Davutoglu“. Ndërsa Burhan Kuzu pohon se Erdogani është një "politikan shumë karizmatik, i cili do ta vë nën hije pasardhësin e tij Davutoglu"

Ekspertja për çështje politike Ayse Ayata nga Middle East Technical University (METU) në Ankara flet për "ligjet e Erdoganit", sepse ai "është duke bërë një rend të ri, po bën çfarë po do dhe nuk përkulet para Kushtetutës". "Turqia është një regjim autoritar i mbështetur nga shumica. Partitë opozitare i kanë duart e lidhura. Erdogani nuk do të ndjehet i detyruar që t'i japë llogari askujt dhe do të sundojë me ndihmën e regjimit të tij autoritar."

AKP aktualisht ka 313 nga 537 mandatet e Parlamentit. Për të bërë ndryshimet kushtetuese i duhen dy të tretat, pra 367 vota. Ai shpreson se do ta arrijë këtë shumicë në zgjedhjet e radhës, që priten pas tetë muajsh. Erdogani do të mbetet në pushtetin e presidentit për të paktën pesë vitet e ardhshme. Por nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e partisë së tij AKP. Nëse Erdogani vërtetë do të fusë sistemin presidencial? Çfarë do të ndodhë me demokracinë në Turqi? Në ç'masë do të përzihet në punët e qeverisë? Në Turqi ai nuk do të ketë ndonjë rezistencë të madhe. Kritikat për korrupsion po fshihen për momentin nën çilim. Partitë nga e majta, apo e djathta janë të dobëta, sikur edhe grupet e shoqërisë civile. Ato do të jenë të pafuqishme për të ndryshuar kahjen e Turqisë drej një sistemi njëpartiak, nën udhëheqjen e Erdoganit. /DW/

 

Të këshilluara

Lejet absurde të Bashës

  Bashkia e Tiranës, që për shumicën do të thotë Lulzim Basha, por edhe Partia Demokratike në opozitë, ka dh...

09:37

Përballë një konflikti fetar

Pyetja numër një: si mund të arrijë të bëjë luftë një agresor që përmend vazhdimisht Zotin dhe përka...

15:02

Luli dhe plaku

Kur kundërshtari politik arrin të mbijetojë duke ia përcjellë tjetrit trajtat e ligjërimit të vet prej humbësi...

09:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI