Flash

Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo (video)

Lapsi.al 26 August 2014
Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo (video)

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur Kampione e Botës për peshën nën 52 kilogramë. 23 vjeçarja ka mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar në Rio de Zhaneiro duke mundur në finale rumunen Andreea Chitu me rezultatin e pastër 11 – 0. Kelmendi e ka mundur edhe herë të tjera rumunen Chitu në turne të mëparshëm. Majlinda Kelmendi ka treguar një formë të shkëlqyer jo vetëm në takimin final të botërorit që po zhvillohet në Rusi, por edhe në takimet eliminatore. Kjo është medalja e dytë e rëndësishme për xhudisten kosovare për vitin 2014 pas të artës të fituar në Europianin e zhvilluar në Monpelie në muajin prill. Majlinda Kelmendi kryeson renditjen botërore për të gjitha peshat. Synimi madhor i saj është shpallja kampione olimpike në Lojërat Rio 2016.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI