Flash

Nuk fal Tirana dhe Kukësi. Partizani ngec në Laç

Lapsi.al 24 August 2014
Nuk fal Tirana dhe Kukësi. Partizani ngec në Laç

Tirana dhe Kukësi kanë shënuar fitore në ndeshjet e para të kësaj jaave të parë të Kategorisë Superiore. Në këtë mënyrë ato u janë bashkuar pretendentëve për titullin. Bardheblutë kanë mundur Apoloninë me rezultatin 3–0. Golat janë shënuar nga Bakaj, Ndikumana dhe Hyshmeri. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” ku tribuna përkarshi ka qenë e hapur për tifozët, ndërsa të ardhurat nga biletat e shitura në tribunën kryesore kanë shkuar për bamirësi. Ndryshe ka ndodhur me Partizanin nuk ka marrë më shumë se një barazim në Laç.

Sfida tjetër e ditës së dielë mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar në barazim 1-1. Fillmisht kanë shënuar miqtë me Racic dhe më pas ka barazuar Doku.

Kukësi e ka nisur me fitore kampionatin duke mundur Vllazninë në Shkodër me rezultatin 2-1. Pejic dhe Hysa kanë qenë shënuesit për miqtë, ndërsa Dibra për vendasit. Në sfidat e ditës së shtunë fiore arritën edhe Skënderbeu dhe Flamurtari. Ndeshja më e rëndësishme e javës së ardhshme është ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Të këshilluara

Qëllohet nga tribuna, vdes futbollisti

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin algjerian dhe opinionin publik në atë vend. Albert Ebosse, futbollisti i ekipit Js Kabilye ka gjetur ...

10:57

Destro drejt Milanit

Milani këmbëngul për sulmuesin e Romës, Mattia Destro. Mësohet se pas një bisede telefonike ka patur edhe një takim në F...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI