Flash

Skënderbeu e Flamurtari i nisin mbarë Superligën

Lapsi.al 23 August 2014
Skënderbeu e Flamurtari i nisin mbarë Superligën

Kampionët në fuqi e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Superligës. Korçarët e Mirel Josës mundën Elbasanin, ndonëse me rezultat të ngushtë, 1 – 0. Goli i vetëm i takimi u shënua nga Fatjon Sefa, në minutën e 9. Skënderbeu krijoi edhe disa raste të tjera, por pa rezultat. Edhe Elbasani pati mundësi shënimi, me brazilianin Rodrigez dhe me Çotën. Ndeshja u luajt në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”, pasi stadiumi i Elbasanit është ende në rikonstruksion. Skënderbeu tregoi se është pretendent edhe këtë vit për titullin kampion. Pak ditë më parë, korçarët fituan edhe Superkupën, duke mundur Flamurtarin me rezultatin 1 – 0.

E fitoi ndeshjen e parë të kampionatit edhe Flamurtari, që luajti në mbrëmje në fushën e tij kundër Teutës. Takimi u mbyll me rezultatin 2 - 1. Vlonjatët kaluan në avantazh në minutën e tretë me një gol të Abilaliajt. Në minutën e 30 erdhi goli i dytë nga Gilberto. Teuta shënoi me anë të Shabanit në pjesën e dytë. Këtë vit në Superligë luajnë vetëm 10 ekipe.

Të këshilluara

Destro drejt Milanit

Milani këmbëngul për sulmuesin e Romës, Mattia Destro. Mësohet se pas një bisede telefonike ka patur edhe një takim në F...

15:46

Pogba tremb Juventusin

“E ardhmja e Paul Pogba është shumë e qartë”. Këto janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të...

15:59

Balo te Liverpool, me 6 milion ne vit

Mario Balotelli është praktikisht një futbollist i Liverpoolit. Milani dhe klubi anglez kanë arritur akordin për transferimin e Superma...

14:38

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI