Flash

Kush do ta zëvendësojë Balotelin tek Milani?

Lapsi.al 21 August 2014
Kush do ta zëvendësojë Balotelin tek Milani?

Çfarë do të bëjë Milani për të zëvendësuar Mario Balotelin? Lajmi për largimin e SuperMario-s ka gjetur të papërgatitur edhe vetë kuqezinjtë që nuk e prisnin se duhet të bejnë llogaritë pa “Balon” sezonin e  ri. Ndërkohë Galliani nuk ka humbur kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë. Në tavolinën e administratorit të Milanit nuk ka ende një emër të saktë por Alvaro Negredo duket si objektivi më i afërt. Sulmuesi i Manchester City është aktualisht jashtë fushave për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon të luajtë të paktën deri në nëntor por ai është një lojtar që i pëlqen Inzaghit dhe ka karakteristikat e Balotellit. Përveç Negredos në listë duket edhe Jackson Martinez. Megjithatë për ta marrë atë nga Porto ka një klauzolë prej 30 milion eurosh dhe që klubet duhet të gjejnë një marrëveshje me lojtarin. Negociatat duken të vështira për tu mbyllur në pak kohë.  Llogjike duket që klubet mund të gjejnë një marrëveshje që sjell tek Milani sulmuesin kolumbian Carlos Bacca.

Në pritje për të gjetur një lojtar në qendër të sulmit problem për melanin duket edhe mungesa sulmuesve të jashtëm. Paratë e sjella nga shitja e Balotellit mjaftojnë për të mbyllur marrëveshjen me Torinon për Alessio Cercin. Por edhe në këtë pikë nuk duhet përjashtuar asnjë pistë. Lavezzi, për shembull mund të kthehet në një çështje mjaft të nxehtë në vijim.

Të këshilluara

Balo te Liverpool, me 6 milion ne vit

Mario Balotelli është praktikisht një futbollist i Liverpoolit. Milani dhe klubi anglez kanë arritur akordin për transferimin e Superma...

14:38

Balotelli tek Liverpool

Mario Balotelli –n nuk e duan më tek Milan. Klubi milanez ka nisur negociatat me anglezët e Liverpool, të cilët janë të inte...

10:59

Milan nuk tërhiqet nga Cerci

Milan nuk tërhiqet nga rruga që e çon në marrjen e sulmuesit Alessio Cerci. Mëngjesin e së martës administratori i deleguar...

15:55

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI