Flash

Polemika / Nga kush paguhet Antonio Conte?

Lapsi.al 16 August 2014
Polemika / Nga kush paguhet Antonio Conte?

Ende pa filluar mirë dhe Antonio Conte ka krijuar polemikë në Itali. Fjala është për rrogën e pasardhësit të Cesare Prandelli-t në krye të kombëtares italiane. Sepse sipas kontratës së nënshkruar gjysma e rrogës së teknikut italian do të paguhet nga sponsori i kombëtares italiane të futbollit, Puma. Dhe dihet që cështja e pagës ishte ajo që shtyu në kohë marrjen ne vendimit për konfirmimin e Conte-s.

Mediat italiane kanë filluar ta denoncojnë këtë marrëveshje që dyshohet se mund të sjellë një konflikt interesi. Gazeta  La Repubblica ka ngritur pyetjen: “si do të veprojë Conte me lojtarët që kanë një kontratë sponsorizimi me të njëjtën multinacionale që paguan edhe pagën e tij”?

Për La Stampa, «futbolli italian po përballet me ndërhyrjen e interesave tregtare. Një trajner i paguar nga një sponsor mund të favorizojë një futbollist që paguhet nga e njëjta markë”.

Ndërsa për këto kritika vetë Conte pritet të japë shpjegime në të parën konferencë të tij për shtyp, në 19 gusht në Romë”.

Të këshilluara

Van Gaal dështon që në nisje

Fillon keq aventura e teknikut hollandez Louis Van Gaal tek Manchester United. “Djajtë e kuq” janë mundur në Old Traford nga Swansea ...

15:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI