Flash

Nishani, shumë bujar me modelin e vjetër

Lapsi.al 11 August 2014
Nishani, shumë bujar  me modelin e vjetër

Nëse do të kërkohej një fakt i vetëm, për të treguar se Bujar Nishani, nuk është larguar as edhe një ditë nga PD-ja, për tu ngritur në postin e presidentit real, ai duhej qëmtuar në komunikimin e tij publik. Vetëm në harkun e një muaji, u bë e dyta herë që ai tregon një zell të tepruar për t’u përgjigjur, me ngjyrime dhe flakë për flakë, deklaratave të kryeministrit.

Pasi ushtroi të drejtën e tij ligjore që mbështetet edhe në bindjet e tij politike, për të kthyer mbrapsht ligjin për shkollën e magjistraturës, Nishani gjeti kohën që t’i përgjigjej me anë të Facebokut, reagimit të kryeministrit. (deklaratat e plota lart në rubrikën “Lajme” të Lapsi.al”).

 Ai foli për një kryeministër që beson se mund t'i ndikojë fatet e vendit përmes 140 gërmave të Tweeter-it, për një kryeministër që reformë quan zbatimin e tekave të tij. Natyrisht që deklaratat e Bujar Nishanit u bënë pas atyre të Edi Ramës, por kjo lojë me hidh e prit, nuk duhet të jetë angazhimi i Presidentit të republikës. Aq më pak kur ajo ngjan si dy pika uji me qëndrimet e opozitës.

Në të njëjtën lojë të maces me miun u angazhua Nishani edhe pak kohë më parë. Në një tjetër deklaratë kundër Edi Ramës ai theksonte: “Aspirata për lumturi është një e drejtë legjitime e çdo qytetari të Republikës tonë e po kaq është e tillë edhe për Kryeministrin…. Por, nëqoftëse këtë dëshirë të hershme e universale  të humanizmit  Kryeministri e sheh të  projektuar në horizont duke cënuar Kushtetutën e vendit… atëherë kjo është një dëshirë totalitare dhe absolutiste. Shqipëria është ndarë njëherë e përgjithmonë nga mendësi të tilla.” Këtë reagim Nishani e pati sërish pas një deklarate të kryeministrit se ai nuk qe i lumtur me presidentin. Por, edhe këtë radhë përgjigjja qe e shproporcionuar. Ai theksonte se qe në presidencë për të zbatuar ligjet dhe jo për të luhatur trishtimin, melankolinë apo lumturinë e Ramës.  (arkiva lapsi.al Nishani, Ramës: S’mund të të bëj të lumtur duke shkelur kushtetutën).

Pyetjet që shtrohen në rastet e përmendura janë disa. A duhet t'ia lejojë presidenti vetes që të replikojë me cilindo politikan duke i thënë se po e rerformon vendin sipas tekave të tij? Duke i kujtuar se nuk e drejton dot Shqipërinë përmes Tweeter-it? Duke i bërë aluzione për dëshira totalitare e absolutiste? Duke e quajtur bartës të mendësive të së shkuarës? Duke replikuar për koncepte si melankolia, trishtimi apo lumturia?

Përgjigjja është shkurt dhe prerë JO. Së paku në mënyrën e komunikimit, Presdienti i Republikës po dëshmon se nuk ngrihet dot mbi palët. Dhe kjo për dy arsye.  

Së pari sepse nuk i takon kreut të shtetit të hyjë në replika të përditshme me politikanët e votuar, qofshin këta në opozitë apo në pushtet. Në të gjitha këto raste, një president normal, do të ruante zotnillëkun e detyrës së tij. Ai do të fliste me akte, me dekrete dhe jo me gjuhën e rrumpallës së parlamentit. Dhe këtë qëndrim do të duhej ta mbante jo për t’u dukur simpatik  por, mbi të gjitha, sepse ia kërkon kostumi i tij. Edhe sikur të ishte i bindur se ato cka thoshte për Ramën janë të vërteta, ai do duhej të rezervohej dyfish. Jo për të ruajtur Ramën, jo për të mbajtur anën e kryeministrit, por për hir të njerzve që shefi i shumicës (e njëjta gje vlen edhe për shefin e opozitës, por me të Nishani ska këmbyer replika) ka pas vetes. Për ta, ai duhet te luajë simbolin e unitetit dhe jo atë të përçarësit. Në sytë e tyre, ai s’ duhet të luajë rolin e atij që i hedh benxinë zjarrit, por të atij që qëndron mbi flakët e kota.

Arsyeja e dytë se përse Nishani, nuk duhet të ulet në këtë nivel, ka të bëjë me hisorinë e afërt të presidencës shqiptare. Në këtë kuptim ai po thyen një traditë dhe po kthen pas një standart të lavdërueshëm të tre paraardhësve të tij.

Për ta nisur nga i fundit. Bamir Topi u quajt nga kryeministri i kohës, puçist dhe horr bulevardi, sekser tokash e vendesh në gjygjsor, hajn brenda familjes e bukshkalë, por kurrë nuk iu përgjigj në të njëjtën masë, përbaltjes që iu bë.

Po kështu edhe Alfred Moisiu, u sulmua në kohë të ndryshme nga Nano e Berisha, i pari me stilin e tij duke bërë humor me oreksin e presidentit dhe duke shkuar deri aty sa të përmendte edhe moshën e tij, e tjetri duke e quajtur mbrojtës të krimit dhe të lidhur me drogën.

Për të shkuar më tej akoma, edhe Rexhep Meidani, megjithëse president i zgjedhur nga njëra palë, megjithëse me kompetenca shumë më të forta dhe një mazhorancë të madhe, kurrë nuk ra në batakun e replikave edhe kur e akuzuan për krimet më monstruoze.

Natyrisht të vishnin këtë kostum, nuk ka qenë e lehtë edhe për këta ish presidentë. Kritikat e shigjetimet u dhembin të gjithëve njësoj. Por me sa duket, për ta, më e rëndësishme ka qenë të qëndrojnë në pozitën e simbolit të unitetit që u a kërkon posti që kanë marrë përsipër.

Megjithëse është anatemuar shumë më pak se paraardhësit e tij, Nishani rrezikon të shmanget nga tradita e tyre. Nga pikpamja e komunikimit publik, duke i’u përgjigjur flakë për flakë deklaratave, duke u bërë verbalisht simboli i vetëm njërës palë, ai duket sikur po e kthen presidencën, në kohën e njëanshme të sundimit të Berishës. Ndoshta jo për të ringjallur modelin e vjetëruar të së djeshmes.  Por, se nuk shpëton dot ende, nga hija e Berishës së sotëm. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Erdogan, sulltani i ri i Turqisë

Nuk është aspak një surprizë, opozita ishte aq e dobët dhe zgjedhjet po aq të paracaktuara: Rexhep Taip Erdogan, i fitoi që n...

20:08

Një akt i guximshëm i Bashës

Për shumëkënd që ndjek politikën, asocimi i emrit të Lulzim Bashës me epitetin i guximshëm, do të shkaktonte humor....

14:05

Udhërrëfyes për leximet verore

Ka do vite që sapo vjen pragu i verës botuesit nxitojnë, nxjerrin kokën në dritare televizorësh dhe tregojnë librat e rinj t&...

10:09

Pushteti në rritje i LSI

Të ashtuquajtuarit rebelë brenda grupit të PS u kthyen në vathë. Këtë javë ata nuk do të kenë asnjë dit&e...

08:14

Ramazani si pengese per turizmin patriotik

E pёrsёrim prej vitesh se industria e turizmit mund tё ishte njё sektor i rёndёsishёm i ekonomisё kombёtare. Unё nuk e di se ccfarё fshihet pas kёtij konstat...

10:36

Hijet e Tiranës së djeshme

Disfata e parë numerike e Edi Ramës në kuvend, këtë të enjte, paradoksalisht, nuk e ka “të keqen” tek numrat.&nbs...

22:19

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI