Flash

Erdogan, sulltani i ri i Turqisë

Lapsi.al 11 August 2014
Erdogan, sulltani i ri i Turqisë

Nuk është aspak një surprizë, opozita ishte aq e dobët dhe zgjedhjet po aq të paracaktuara: Rexhep Taip Erdogan, i fitoi që në raundin e parë të votimeve, të dielën në 10 gusht, zgjedhjet e para presidenciale, me votë të drejtëpërdrejtë nga populli.

Zoti Erdogan përmbyll kështu, një karrierë politike të nisur që 20 vite më parë dhe të pasuar nga shtatë beteja të suksesshme elektorale radhazi. Kreu i Stambollit në vitin 1994, kryeministër që prej 2002-shit, ja tani president i një republike që do kërkojë ta rimodelojë krejtësisht. Kjo ngritje dhe kjo jetëgjatësi, e bëjnë që tani një nga politikanët më të shenjuar të vendit të tij. Nëse ia arrin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2023, ai mund të shpresojë të arrijë, në histori, Mustafa Kemal, Ataturkun, themeluesin e republikës në vitin 1923.

Rritje ekonomike  dhe islamizëm

« Komunizmi është elektrifikim plus sovietët », thoshte Lenini.  Turqia e re, që zoti Erdoogan përmendi menjëherë pas fitores së tij përmblidhet në dy gjëra, rritje ekonomike dhe islamizëm.  Që prej vitit 2002 prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë dhe të ardhurat për frymë janë trefishuar. Ndërsa përsa i përket AKP-së (partësisë për drejtësi dhe zhvillim) të cilën ai e drejton me dorë të hekurt, ajo është një formacion që po kërkon të vërë nën zgjedhë të gjitha institucionet e republikës dhe të zëvendësojë parimin kemalist të sekularizmit.

Stili polpulist i Erdoganit është në embrionin e shumë prej sukseseve të tij. Ai nuk refuzon kurrë të lëshojë një provokim, të vibrojë kordat patriotike dhe fetare duke sulmuar herë aleatët e tij të vjetër të vllazërisë të Fetullah Gylenit, që janë sot armiqtë e tij, herë tradhëtarët, herë hebrejtë, herë armenët, femrat, gazetarët.

Në elektoratin e tij tradicional, konservator dhe nacionalist të anadollit, kjo lloj taktike ka sukses.

Por për të forcuar dominimin e tij në mbarë vendin, presidenti i ri ka preferuar të izolohet në vend që të hapet. Në gjirin e AKP-së, kundërshtarët janë fshirë. Ekipi i vogël me të cilin ai drejton, mbyllet përditë e më shumë në guackën e vet dhe jeton me paranojën e komploteve. Që prej zbulimit të aferave të ndjeshme korruptive, në dhjetor të vitit 2013, ai nuk ka besim më te askush përpos fëmijëve të tij.

Polarizimi i shoqërisë

Ky model qeverisjeje dhe pozicionet radikale të zotit Erdogan i kanë thelluar diferencat në shoqërinë turke. Dicka më shumë se një në dy turq i besojnë atij pothuajse qorrazi. Ndërsa për kundërshtarët, ai po e kthen vendin pas: një qeveri autoritare dhe një rregjim policor represioni i të cilit u  pa gjatë protestave të sheshit “Taksim” në pranverën e vitit 2013,janë prova më e mirë për këtë.

Në fakt, zoti Erdogan, nuk i drejtohet vecse 20 milionë turqve që e mbështesin symbyllurazi atë. Që prej vitit 2008, ai është shkëputur nga ajo pjesë që e mbështeti fillimisht, Turqia laike, qytetare dhe që i ka sytë nga Europa. “Demokracia është si autobusi,  zbret pasi mbërrin në stacion” kishte deklaruar ai në fillim të viteve ’90, në periudhën kur ishte kryebashkiak i Stambollit. Por ai nuk e precizoi nëse presidenca ishte ky stacion i fundit.

(Editorial i gazetës Le Monde datuar 12 gusht. Për më shumë për Erdoganin mund të shihni  ‘Zonë e ndaluar” në http://www.youtube.com/&watch%3Fv%3DfjUPk_axxI0)

Të këshilluara

Një akt i guximshëm i Bashës

Për shumëkënd që ndjek politikën, asocimi i emrit të Lulzim Bashës me epitetin i guximshëm, do të shkaktonte humor....

14:05

Udhërrëfyes për leximet verore

Ka do vite që sapo vjen pragu i verës botuesit nxitojnë, nxjerrin kokën në dritare televizorësh dhe tregojnë librat e rinj t&...

10:09

Pushteti në rritje i LSI

Të ashtuquajtuarit rebelë brenda grupit të PS u kthyen në vathë. Këtë javë ata nuk do të kenë asnjë dit&e...

08:14

Ramazani si pengese per turizmin patriotik

E pёrsёrim prej vitesh se industria e turizmit mund tё ishte njё sektor i rёndёsishёm i ekonomisё kombёtare. Unё nuk e di se ccfarё fshihet pas kёtij konstat...

10:36

Hijet e Tiranës së djeshme

Disfata e parë numerike e Edi Ramës në kuvend, këtë të enjte, paradoksalisht, nuk e ka “të keqen” tek numrat.&nbs...

22:19

Partia e Fortë e Edi Ramës

Opozita lodhet më kot duke numëruar ditët kur kryeministri Edi Rama do të dalë të distancohet apo të dënojë veprime...

13:23

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI