Flash

Nacionalizmi i blogjeve e ka bishtin prapa

Lapsi.al 1 August 2014
Nacionalizmi i blogjeve e ka bishtin prapa

Me kalimin e reformës territoriale dhe veçanërisht të hartës së Himarës, ashtu sikurse e kishte skicuar në kokën e tij, pa dëgjuar mirë pjesëtarët e këtij komuniteti, shqiptarë apo grekë qofshin, pa u përkulur përpara apeleve të vazhdueshme të liderëve politikë të minoritetit, indiferent ndaj shqetësimeve jo vetëm të Athinës, i verbër ndaj konventave ndërkombëtare për minoritetet, moskokëçarës dhe ndaj shqetësimeve të LSI-së për këtë çështje, kryeministri Rama hapi një epokë të re pas 300 ditësh qeverisjeje. Hapi epokën e nacionalizmit. Ai ndezi një shkrepëse që mund të ngrohë përkohësisht të ashtuquajturat zemra patriotike të shumicës së shqiptarëve të rëndomtë, që nuk e ndjekin politikën me lupë dhe blogistët e facebook-eve, që duan të tërheqin vëmendjen me shprehje nacionaliste, por ngriti lart një flakë që mund ta djegë Shqipërinë aq lehtë, sa ç’u dogj në 1997-n. Dhe për çfarë? Për asgjë që cenon dinjitetin qoftë edhe të një shqiptari të vetëm, në raport me grekët. Dobinë e këtij akti nuk e argumenton dot sot e kësaj dite, qoftë dhe pjesërisht, askush nga zyrtarët apo specialistët e reformës territoriale. Ndaj, personalisht, mendoj se e gjitha kjo është kronikë e mirëmenduar e një nacionalizmi të paralajmëruar, që do ta kishte zili dhe Gruevski. Fatkeqësisht, e  ndoshta qëllimisht, që në fillim, debati për hartën territoriale u pozicionua si debat shqiptaro-grek, duke u ngarkuar me emocione të kota historike. Madje, në lojë u fut dhe një deputet i majtë si Koço Kokëdhima, që për hir të së vërtetës e ka luajtur me kohë dhe mund ta meritojë etiketën e patriotit të atyre zonave. ( Ndaj, ndryshe nga shumica e analistëve apo politikanëve që mendojnë se është Kokëdhima që po përdor Ramën, unë mendoj se këtë herë është Rama që po përdor Kokëdhimën). I gjithë ky sfond u ngrit sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që askush nuk ishte në gjendje të shpjegonte thelbin e ngjarjes: pse u bashkua Himara me Vranishtin dhe jo me Lukovën, që ishte minimumi një vazhdim gjeografik linear i pandërprerë. Pothuajse nuk pati fare debate mbi thelbin, po debati përfundoi sa hap e mbyll sytë në llogore: O je me Dulen dhe Greqinë, o me Koçon dhe Shqipërinë! Për ta bërë dhe më të thellë këtë ndarje, i plotësohen brenda disa sekondave, pa u menduar apo pa gjykuar fare, të gjitha dëshirat një force politike me profil të theksuar nacionalist si PDIU-ja apo e ashtutquajtura parti e çamëve. Dhe Rama vërtet politikisht, edhe pse i vetëm, në fakt është në pozitë fitimtari përkohësisht. Sepse duke i ditur shumë mirë sensibilitetet negative të shqiptarëve ndaj grekëve, “filogrekut” Vangjel nuk i rreshtohet dot në krah, asnjë edhe nga ata që në këtë shoqëri e ka për detyrë të mendojë përtej emocioneve nacionaliste. Ai e di shumë mirë që edhe pse mund të ketë të drejtë, pro Dules nuk rreshtohet dot asnjë  forcë politike shqiptare, madje ai e di shumë mirë që krah Dules, këtë herë e kanë të vështirë të rreshtohen dhe të ashtuquajtuarit intelektualë patriotë shqiptarë apo të ashtuquajtuarit analistë patriotë shqiptarë.

Dhe unë e di shumë mirë si fitohet lehtësisht duartrokitja e shqiptarëve në publik në kësi rastesh, por do bëj më të vështirën: Këtë herë e deklaroj publikisht se unë jam me Vangjel Dulen, sepse duke mbrojtur interesat e komunitetit të tij, ai këtë herë, me dashje a pa dashje, tashmë nuk ka rëndësi, jo vetëm thjesht mbrojti disa parime, por indirekt mbrojti dhe Shqipërinë, dhe me dashje a pa dashje, na hapi sytë për atë kronikë të paralajmëruar nacionalizmi të stisur që materializohet, instinktivisht apo qëllimisht, për koincidencë ose jo, edhe tek emri më i ri i familjes Rama: Zaho!

Ka pasur shumë raste në historinë e Shqipërisë, pas vitit 1992, që Greqia e ka tepruar në raportet me Shqipërinë, duke abuzuar me pozitën e më të fortit, duke shkelur konventat ndërkombëtare për trajtimin e emigrantëve, duke mos i lënë fëmijët e shkëlqyer shqiptarë që jetojnë atje për të ngritur flamurin shqiptar në klasë, e shumë ngjarje të ngjashme me këto, që i ka bërë shqiptarët të shprehen mbi dhjetëra herë “t’ua dhjesim njëherë grekëve”, por ky nuk ishte  rasti, përkundrazi. Ky ishte rasti i vetëm për një politikan mendjelehtë të një populli të varfër, me një ekonomi gati të rrënuar, për t’i bërë ata që nuk punëson dot, klikues të kartëkreditit të tij politik. Kryeministri i këtij vendi me mijëra probleme, me një kokëfortësi boshe ndaj një çështjeje që nuk është aspak çështje, harroi shumë gjëra, në emër të një etikete false dinjiteti nacionalist, që këtë herë nuk u prek aspak dhe, për më tepër, që nuk ia kërkoi qoftë dhe një shqiptar i vetëm, apo komunitet patriotik bio shqiptar. Harroi, sipas Vangjel Dules, konventat ndërkombëtare, por ajo që Dule nuk thotë, është se Greqia, pavarësisht “se i kanë rënë brekët”, siç shprehen disa deputetë afër tij, lobon më shumë se ne në Bruksel, në Uashington etj., etj. Të gjithë e dinë dhe e kanë provuar se çfarë është në gjendje të bëjë Athina. Dhe ky rikujtim nuk vlen as për t’u trembur, as për t’u mbyllur në shtëpi, por thjesht dhe vetëm për të bërë për të njëmijtën herë të vetmen pyetje racionale: Pse?

Përgjigjen e dha vetë i zoti punës dje, arkitekti i këtij nacionalizmi bosh, i cili preferoi të fliste jo pa qëllim si historian e folklorist e aspak si politikan, duke cituar konstatimet e një gjuhëtari si Çabej për Himarën. Shqiptarë, duartrokisni për momentin, por ndaluni pak e mendoni: na daltë për hair, mund t’i bëjmë dëm vetes më shumë se ç’mund të na bëjnë grekët.

Të këshilluara

Udhërrëfyes për leximet verore

Ka do vite që sapo vjen pragu i verës botuesit nxitojnë, nxjerrin kokën në dritare televizorësh dhe tregojnë librat e rinj t&...

10:09

Pushteti në rritje i LSI

Të ashtuquajtuarit rebelë brenda grupit të PS u kthyen në vathë. Këtë javë ata nuk do të kenë asnjë dit&e...

08:14

Ramazani si pengese per turizmin patriotik

E pёrsёrim prej vitesh se industria e turizmit mund tё ishte njё sektor i rёndёsishёm i ekonomisё kombёtare. Unё nuk e di se ccfarё fshihet pas kёtij konstat...

10:36

Hijet e Tiranës së djeshme

Disfata e parë numerike e Edi Ramës në kuvend, këtë të enjte, paradoksalisht, nuk e ka “të keqen” tek numrat.&nbs...

22:19

Partia e Fortë e Edi Ramës

Opozita lodhet më kot duke numëruar ditët kur kryeministri Edi Rama do të dalë të distancohet apo të dënojë veprime...

13:23

Dy rrugët e vetme të Putinit

Rrëzimi i avionit malajzian në lindje të Ukrainës i ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndim...

08:47

Urrejtja maqedonase

Dy qenie të pafajshme, nënë e bijë nga Shqipëria, nuk kanë mundur të besojnë se ka ende mbetje të civilizimit bashk...

10:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI