Flash

Udhërrëfyes për leximet verore

Lapsi.al 31 July 2014
Udhërrëfyes për leximet verore

Ka do vite që sapo vjen pragu i verës botuesit nxitojnë, nxjerrin kokën në dritare televizorësh dhe tregojnë librat e rinj të stinës. Më pas ka artikuj nëpër gazeta për këto libra, ose shkrime të tilla “Pse duhet të lexojmë në verë?”, “Përse në verë shtohen leximet?”, “Vera të josh letërsinë seksi”. Është e qartë, ka letërsi ndjellëse dhe letërsi për tipa me syze qorrash. Librat e verës janë të menduar si libra me peshë fizike më të lehtë, më buzëqeshës, më kalimtarë. Në mendjen e një botuesi libri i verës është pak a shumë ngjyrë rozë ose të kuqe të zbehtë. Shkon shumë si formë, përmbajtje, aromë me ndenjëset e banjës në rërë, lexohet mundësisht në shoqërinë e kremit kundër diellit dhe syzeve të errëta. Ndaj në emisionet televizive të kësaj stine, libri i verës rreshtohet së bashku me dietën Duncan, mirëujitjen e luleve, kujdesin për kafshët shtëpiake dhe zbulimet e reja në fushën e të mbathurave. Pra, libri është pak a shumë ndjellës. Një libër vere të shton dëshirën për të bërë më shumë dashuri, për t’u zdërhallur në bregdet , por edhe të kuptosh më bukur gjërat e thjeshta. Fjala vjen një libër vere nuk është domosdoshmërisht roman, apo rrëfenjë, në shumë raste është psikologji. Shembull: “10 rregullat për të kënaqur të dashurin në shtratin e verës”. Fjala “verë” duhet të jetë me çdo kusht në ballinë.“10 rregullat për të kuptuar orgazmat kallpe të verës”. Nuk e di përse rregullat janë përherë dhjetë dhe jo nëntë. Më tej vërshojnë tituj nga fushat e parashikimeve dhe historisë arkeologjike të lashtësisë së shekullit XIX.“10 shenjat e fundit të botës në verë”.“10 misteret e ishullit të skafistëve të verës”. Më tej formula gatimi nga njerëz me dukje publike.“10 recetat e gatimit afrodiziak të patëllxhanit”.“10 VIP-at që bën të famshëm sallatorin”.
Shkrimtarët e verës janë ndryshe nga ata të dimrit dhe nuk ngjajnë fare me ata të pranverës apo vjeshtës. Për të kuptuar ndryshimin mes tyre po japim disa ngjarje nga lëmi i historisë së letërsisë. Fjala vjen, kur Gogolit i thanë në muajin prill, se duhej një libër vere në Shqipëri, ai hoqi dorë nga “Frymë të vdekura” (volumin e dytë e hodhi në zjarr) dhe shkroi “Revizorin”. Emili Bronte kur i kërkoi një botues shqiptar një libër vere i lypi ndihmë me e-mail Daniel Still. Ismail Kadare ishte kaq i pazoti të bënte një roman vere, sa e dënoi veprën e tij veç me shi vjeshte dhe acar dimri. Kadare është e ndaluar të lexohet në verë. Besnik Mustafaj ka nja dy përpjekje modeste për shkrime vere tek “Daullja prej letre”, por edhe ky është një dështak i paepur i stinës së ngrohtë.
Kur avitet i nxehti, shkrimtarët kalojnë mbrëmje të pagjuma, në kllapi, sepse librat e tyre ka gjasa mos të jenë mes shalëve të pushuesve, të cilët përcjellin ethshëm në gazeta,  programe mëngjesi e pasditeje nevojën e leximit lehtshëm, sepse në verë duhet lexuar. Këtë gjë e thotë dhe radio, ndaj në supermarket afër arkës gjendet një stendë me libra me dashuri, aventurë, mistere.
Në bazë të këtij kategorizimi të respektueshëm të letrave dhe stinëve mund të ndajmë edhe shkrimtarët apo shkrimtaret.
Dimër: Tolstoi, Hygoi, Balzaku, Camaj, Fishta, Kuteli, Kadare, Heminguej, Markez (Dashuri në kohë të kolerës lejohet për verë?) dhe shumë të tjerë.
Në verë: Dan Braun, Daniel Still, Zllami, Xhunga, Fabio Volo e plotë tjerë me tituj të shenjuar: “Kush e vrau zogun në Manhatan”, “Pesë orët e mia në galeritë Lafayette”, “Si të blesh Fendi”, “Misteret në baxhon e Shtëpisë së Bardhë”, “Balotelli: Jeta ime”, “Adol Hitler, historia e panjohur e nuselalës së Gëbelsit”.
Ndaj në verë duhet të lexohet, se ia vlen. Kur i merr ndenjëset e rërës, porosit një freskuese, shtrihesh në hije, ngre këmbët e depiluara, duhet dhe një libër nga këta të verës. Lexon një faqe dhe i hedh një sy mesazheve në telefon. Dërgon një whatsapp: Po lexoj “Djalli vishet me Prada”. Përgjigja që merr është: “lol”. Mendo sikur të çosh një sms: “Po lexoj Bota e djeshme”. Përgjigjja: “Po pse të djeshmen? Ne jemi e ardhmja.”
Ndaj duhet lexuar në verë. Kur vjen dimri shohim Arian Çanin.

Të këshilluara

Pushteti në rritje i LSI

Të ashtuquajtuarit rebelë brenda grupit të PS u kthyen në vathë. Këtë javë ata nuk do të kenë asnjë dit&e...

08:14

Ramazani si pengese per turizmin patriotik

E pёrsёrim prej vitesh se industria e turizmit mund tё ishte njё sektor i rёndёsishёm i ekonomisё kombёtare. Unё nuk e di se ccfarё fshihet pas kёtij konstat...

10:36

Hijet e Tiranës së djeshme

Disfata e parë numerike e Edi Ramës në kuvend, këtë të enjte, paradoksalisht, nuk e ka “të keqen” tek numrat.&nbs...

22:19

Partia e Fortë e Edi Ramës

Opozita lodhet më kot duke numëruar ditët kur kryeministri Edi Rama do të dalë të distancohet apo të dënojë veprime...

13:23

Dy rrugët e vetme të Putinit

Rrëzimi i avionit malajzian në lindje të Ukrainës i ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndim...

08:47

Urrejtja maqedonase

Dy qenie të pafajshme, nënë e bijë nga Shqipëria, nuk kanë mundur të besojnë se ka ende mbetje të civilizimit bashk...

10:08

Imazhe me pluhur

Jolka Nathanaili më tregoi, në Tiranë, për një dokumentar të Radio-Televizionit Zviceran, Le défi albanais, të re...

12:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI