Flash

Antonio Conte, nga Juventusi drejt PSG

Lapsi.al 23 July 2014
Antonio Conte, nga Juventusi drejt PSG

Tifozët e Juventusit ende nuk e kanë marrë veten nga largimi i beftë i Antonio Contes dhe zëvendësimin e tij me Massimiliano Allegrin, trajnerin që nuk mundi të bëjë asgjë me Milanin në sezonin e kaluar. Dhe tashmë u duhet të mësojnë lajmin se Conte i ka lënë ata për të zgjedhur Paris Saint Germain. Kalimi i Contes tek kampionët e Francës ende nuk është zyrtarizuar, por sipas Corriere dello Sport kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Conte do të zëvendëosjë Laurent Blanc, i cili nuk arriti sezonin e kaluar të çojë më tej ekipin e tij në Champion League, duke u skualifikuar nga Chelsea, ndonëse në Paris kishin fituar me rezultatin 3 me 1. Humbja në Londër u cilësua si një dështim i Blanc. Të dy trajnerët si Conte ashtu edhe Blanc, kanë fituar kampinatet në vendet respektive, por nuk kanë mundur të lënë gjurmë në Champions. Nëse Fati i mëtejshëm i Blanc nuk dihet, PSG shpreson që me Conten t'i afrohet trofeut europian.

Të këshilluara

Miq si ne kombetare edhe te Lazio

Etrit Berisha ka falënderuar Lorik Canën për ndihmën që i dha në ambientimin te Lazio. Portieri i Lazios dhe i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka falënder...

22:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI