Flash

Conte e Juventus e mbajtën të fshehtë "divorcin" deri në mbyllje të abonimeve. A janë mashtruar tifozët?

Lapsi.al 16 July 2014
Conte e Juventus e mbajtën të fshehtë "divorcin" deri

 

Largimi i beftë i Antonio Conte -s nga Juventus dhe zëvendësimi i menjëhershëm, brenda 24 orësh, me Massimiliano Allegri -n kanë ngjallur hije dyshimi për një marrëveshje të mëparshme mes klubit dhe 2 teknikëve. Palët folën për pakënaqësi me fushatën e blerjeve. Por janë të shumtë ata që e panë largimin si një rrufe në qiell të hapur. Mediat italiane shkruajnë se Conte dhe Juventus ishin ndarë më parë. Por ky "divorc" mes tyre ishte mbajtur i fshehtë deri në mbylljen e abonimeve. Tifozëve juventinë nuk u pëlqen ish -trajneri i Milanit, Allegri, aq më tepër kur kujtojnë se ai nuk qe i aftë ta fitonte kampionatin as me lojëtarë si Ibrahimovic e Tiago Silva. Në fakt, lajmi për largimin e Conte-s, për motive jo bindëse për shumicën e tifozëve, u dha 2 ditë pasi klubi njoftoi se të gjitha abonimet ishin shitur.

Të këshilluara

Gjermania Kampione e Botës

Gjermania eshte Kampione e Botes per te katerten here. Ne finalen e madhe ne Maracana, gjermanet fituan ne kohen shtese me nje gol te Mario Gotze, te shenuar ne...

21:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI