Flash

FIFA do të paguajë 14 mijë euro në ditë për Neymar. Nga dëmtimi i tij fiton vetëm Barcelona

Lapsi.al 9 July 2014
FIFA do të paguajë 14 mijë euro në ditë për

Neymar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe arrin të ecë pa paterica, sic tregohet në një kamera të fshehtë të televizionit ESPN. Dëmtimi i tij i kushtoi shumë Brazilit, por më shumë duket se do t’i kushtojë FIFA –s. Nëse nuk do të mund të luajë deri më 2 gusht, FIFA do t’i paguajë Barcelonës 14 mijë euro në ditë. Shifra e dëmshpërblimit përllogaritet në bazë të pagës së lojëtarit. Ai paguhet 5.1 milionë euro në sezon dhe sipas gazetës spanjolle, Marca, rezulton se shifra e saktë që FIFA duhet të derdhë në arkën e klubit katalanas është 13.972 euro në ditë. Sipas stafit mjekësor të kombëtares së Brazilit, Neymar duhet të qëndrojë jashtë fushës për 45 ditë. Në përfundim, përllogaritet se fitimi i Barcelonës do të jetë rreth 238 mijë euro.

Të këshilluara

Djokovic triumfon ne Wimbledon

Novak Djokovic ka mundur ne finale Roger Federer ne 7 sete, duke fituar keshtu per here te dyte trofeun e Uimbelldonit. ...

17:40

Festa e Shaqirit

Bayern Munich mposhti Stuttgardin me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të sezonit, dhe zyrtarisht i është dorëzuar trofeu i fituar t&e...

21:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI