Flash

Ndërron jetë Alfredo Di Stefano, lojëtari më i madh në historinë e Realit të Madridit

Lapsi.al 7 July 2014
Ndërron jetë Alfredo Di Stefano, lojëtari më i madh në

Alfredo Di Stefano, lojëtari më i madh në historinë e Realit të Madridit, ka ndërruar jetë në moshën 88 –vjecare.

Ekipi madrilen njoftoi përmes një komunikate për shtyp se Presidenti i Nderit i këtij klubi vdiq në spitalin Gregorio Marañón, në kryeqytet.

Ish –futbollisti i kombëtareve të Argjentinës, Kolumbisë dhe Spanjës pësoi një atak kardiak të shtunën, në një rrugë pranë stadiumit Bernabeu, një ditë pas ditëlindjes.

Ataku zgjati 18 minuta dhe ai ra në koma.

Alfredo Di Stefano nisi të luajë në vitin 1953 me Realin e Madridit dhe e ndihmoi atë të shndërohej në një prej ekipeve më të fortë në botë, duke fituar radhazi 5 Kupa të Europës. Ai shënoi në të gjitha finalet që datojnë në periudhën 1956 – 1960.

Sulmuesi i lindur në Argjentinë fitoi gjithashtu 8 kampionate në Spanjë dhe mori cmimin “Lojëtari i vitit” në vitet 1957 dhe 1959. Ai e la Realin e Madridit në moshën 38 –vjecare, pas 11 sezonesh ku shënoi 300 gola. Di Stefano ka luajtur edhe me Argjentinën dhe Kolumbinë, por pa marrë pjesë asnjëherë në Kampionate Botërore me kombëtaret e këtyre dy vendeve.

 

Të këshilluara

Djokovic triumfon ne Wimbledon

Novak Djokovic ka mundur ne finale Roger Federer ne 7 sete, duke fituar keshtu per here te dyte trofeun e Uimbelldonit. ...

17:40

Festa e Shaqirit

Bayern Munich mposhti Stuttgardin me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të sezonit, dhe zyrtarisht i është dorëzuar trofeu i fituar t&e...

21:22

Siguria gjermane

Deklarata e ish-futbollistit të Anglisë, Gary Lineker, se “futbolli është lojë në të cilën 22 futbollistë vra...

10:16

Messi, perlotet per Vilanoven

  Në një ceremoni të organizuar në katedralen kryesore të Katalonisë i është dhënë lamtumirën e fun...

14:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI