Flash

A po ndodh në Shkup ajo që paralajmëroi Blushi?

Lapsi.al 7 July 2014
A po ndodh në Shkup ajo që paralajmëroi Blushi?

Protesta e shqiptarëve në Shkup, kundër dënimit me burg përjetë të 6 bashkëkombësve, nisi para një xhamie. E ky fakt është bërë objekt debati në media e rrjete sociale. Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti bëri këtë sqarim në lidhje me çështjen:

“Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!? Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore! Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë shqiptare, parti që janë bërë pjesë e këtij regjimi, regjim i cili bënë çmos ta egërsojë këtë rini, ta bëjë atë të ndjehet e pambrojtur nga askush, e pambrojtur edhe nga mëmëdhe Shqipëria e atdhe Kosova, ku njësoj si këtu, kontributi për shqiptarinë matet nëpërmjet butësisë së kolltukut ku je ulur dhe nëpërmjet peshës së monedhave që ta kanë mbushur xhepin! Pra shkruani se nga shpërthimi i bombave lotsjellëse të hedhura mbi rininë shkupjane, tani lotojnë protestuesit, por herdo- kurdo, do vijë dita kur do u lotojë mamaja gjithë atyre që rrinë anësh e shikojnë si policia maqedonase e mbron shtetin nga rinia të cilën ata shtiren se e mbrojnë dhe e përfaqësojnë!”

Ky koment duket se vërteton atë çfarë politikani, shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi ka paralajmëruar në librin e tij të fundit “Hëna e Shqipërisë”.

"Nëse nacionalizmi do të jetë bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë dicka tjetër: feja islame....
Dështimet e shpeshta për modernizim dhe evropianizim e kanë forcuar islamin që sot përfaqëson lëvizjen e nëndheshme të shoqërive shqiptare si në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni. Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë, duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike. E heshtur, por shumë aktive. Në Maqedoni ai përfaqëson një mundësi për identitet të ndryshëm nga maqedonasit dhe për këtë arsye është shumë i suksesshëm."

Në realitet, mungesa e reagimit politik për atë cfarë ndodhi të premten në Shkup, vetëm sa i jep të drejtë parashikimit të Blushit, jo më për shqiptarët e pas 100 vjetëve, por për ata të sotmit. Analiza e Kim Mehmetit vetëm sa e përforcon sinjalin e këtij alarmi.

 

Të këshilluara

I zhytyri Sarko

Nuk ekziston kurrë një kohë e përshtatshme për një ish-president që të merret në pyetje nga policia gjyqësore....

11:40

A ngulet gozhda ashtu?

“Nuk kemi opozitë” është sot motoja e vetëkënaqur me të cilën propagandistët pro-qeveritarë fshikullojn...

12:46

Avionët Ramës i ulen përditë

    Me nje here nuk quhesh ashtu. Kjo është një nga sintezat e fjalimit të pardjeshëm të Kryeministrit Rama, ...

14:13

Enver Hoxha i Edi Ramës

Në gjashtë muaj të qeverisjes së majtë, tema e enverizmit apo e rikthimit të hijes së tij, është diskutuar më ...

09:53

Kryeminsitri që do zgjedhje të parakohshme

Ndonëse zyrtarisht nuk pati asgjë të re nga takimi i liderëve politikë të Kosovës, me shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 8 qershor. Kryemins...

10:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI