Flash

Koncerti i Kanye West kthehet në skandal europian/ EDP kritikon Ramën për 4 mln eurot

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë […]

19:06

Siguria gjermane

Lapsi.al 7 May 2014
Siguria gjermane

Deklarata e ish-futbollistit të Anglisë, Gary Lineker, se “futbolli është lojë në të cilën 22 futbollistë vrapojnë pas topit dhe në fund Gjermania del fituese”, nuk është thënë kot, pasi edhe statistikat tregojnë diçka të tillë.

Kështu, në 13 nga 20 kampionatet botërore, vetëm gjermanët nuk janë eliminuar asnjëherë në çerekfinale.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ishte në çerekfinale çdo herë prej vitit 1954 e deri në vitin 1970.

Më pas suksese të tilla Gjermania ka pasur edhe në periudhën nga viti 1986 e deri më sot. Pra nëse llogariten botërorët ku është zhvilluar çerekfinalja klasike, vetëm gjermanët kanë fituar në 13 çerekfinale nga 13 sa janë mbajtur.

Vetëm tri herë kampion

Edhe pse Brazili është pesë herë kampion botëror, Italia katër herë, e Gjermania tre herë (Argjentina e Uruguai nga dy herë, Franca, Spanja e Anglia nga një herë), është e pabesueshme se vetëm Gjermania nuk dështon rëndë dhe është përfaqësuese më stabile se të tjerat.

Pas 13 çerekfinaleve, gjermanët 11 herë arritën në gjysmëfinale, kurse 7 herë në finale të kampionateve botërore. Kjo do të thotë se gjermanët jo rrallë i humbin ndeshjet shumë të rëndësishme, por kjo nuk e zvogëlon mbizotërimin e tyre ndaj të tjerëve në manifestime më të mëdha të futbollit.

Kampionati Botëror në Brazil është në vlugun më të madh. Ndoshta gjermanët nuk do të behën kampionë botëror, por është e qartë se sipas statistikave janë favoritë në duel me Francën. Për dallim nga gjermanët, të cilët në çerekfinale kanë luajtur 13 herë, brazilianët këtë e kanë bërë 11 herë, anglezët 8 herë, kurse argjentinasit 7 herë.

Evropianët, mjeshtër të çerekfinaleve

Nëse merren parasysh çerekfinalet sipas kontinenteve, del se përfaqësueset e Evropës janë pa konkurrencë të denjë. Kjo për faktin se nga 104 çerekfinale, Evropa ka marrë pjesë në 69 të tilla. Suksesin më të madh evropianët e kanë pasur në vitin 1958 në Kampionatin botëror në Suedi dhe 1994 në SHBA, kur kishin nga 7 përfaqësuese në çerekfinale.

Më së paku çerekfinalist evropianët kanë pasur në Botërorin e Afrikës së Jugut, kur kishin vetëm tri përfaqësuese në çerekfinale (Holanda, Gjermania dhe Spanja).

Sa u përket ndeshjeve çerekfinale, atëherë Amerika e Jugut është menjëherë pas Evropës. Deri tash përfaqësueset e këtij kontinenti kanë qenë pjesëmarrëse në 26 çerekfinale. Në përqindje pjesëmarrja e kontinenteve në çerekfinale të botërorëve do të dukej kështu: Evropa 66 për qind, Amerika e Jugut 25 për qind, bota tjetër 9 për qind.

Është interesant se gjatë kampionateve botërore, skuadrat nikoqire shumë shpesh kanë hyrë në çerekfinale, më përjashtim të Zvicrës në vitin 1954, të SHBA (1994), Japoninë dhe Korenë (2002) dhe Afrikës së Jugut (2010).

Të këshilluara

Messi, perlotet per Vilanoven

  Në një ceremoni të organizuar në katedralen kryesore të Katalonisë i është dhënë lamtumirën e fun...

14:24

Mesi, më i paguari në botë

Lionel Mesi do të jetë së shpejti futbollisti më i paguar në botë. Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lionel ...

15:12

Pesë shqiptarë në botëror

Trajneri i Zvicrës nuk e ka pasur aspak të lehtë të përzgjedhë lojtarët të cilët do të përfaqësojn&e...

15:08

Bayern bën bis në shtesë

Pas triumfit në Bundesligë, skuadra e Bayern Munich e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Pep Guardiolas në finale të k&...

11:45

Revolucioni nis me Giroud

Pavarësisht se është i lidhur me Arsenalin deri në vitin 2017, megjithatë, Olivier Giroud duket se do të “divorcohet&rdqu...

11:45

Ronaldo thyen rekordin e Mesit

Cristiano Ronaldo dëshmoi edhe njëherë se e meritoi ‘Topin e Artë’ të fituar në fillim të këtij viti. Futbol...

10:30

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI