Flash

Kasoruho që ikën, Enver Hoxha që vjen

Lapsi.al 7 May 2014
Kasoruho që ikën, Enver Hoxha që vjen

E djeshmja ka qenë një ditë e habitshme. Jo se ditët shqiptare mungojnë së qeni të tilla, por se tri ngjarje kanë mbërritur në qytet: të tria të paftuara, por ngulmuese të tria gjithsesi.

Ka qenë një ditë me diell dje. Pak çelje pas një muaji të gjatë mbyllur në gri e shi. Ditës i shtohej edhe ngarkesa e datës. 5 Maji, që në Shqipëri anjihet e festohet si Dita e Dëshmorëve. Heroizmi i saj, dje u përmbyt nga anti-heroizmi i politikës së ditës. Sundonte me groteskun e tij ditari i nderimeve për të rënët e atdheut; pozita në një orë e opozita në një tjetër. Pelegrinë që mbërrinin në varrim sipas tekave të orarit të avionëve, ngjanin dërgatat e fryra të politikës dje.

Por, si për t’i shtuar një rreng të ri së gjithës, një stërkëmbësh cerebrales kinse të së djeshmes, një vdekje mbërriti në historinë e ditës; a thua për ta veshur me një kundrathënie më shumë zhulgjurulldinë e 5 Majit shqiptar. Amik Kasoruho ndërroi jetë.

Vdekja, ashtu si jeta e tij, kaloi mbi kokat tona si një pëshpërimë. Politika nuk e donte të vdekur dje. Njëra palë sepse ‘i njolloste’ dëshmorët e vet (!!!) dhe tjetra ndoshta se nuk mund të komandonte dot spin-in e dy ngjarjeve. Për të nxjerrë zi-e-ma-zinë e të dyjave.

Por, Amik Kasoruho, dritë i pastë shpirti!, prodhoi dje me vdekjen e vet një grotesk që vetëm ironia e fatit dhe një tjetër gjirokastrit i madh, Ismail Kadare, mund të prodhonte me penë e mendje. Amiku vdiq në kohën ‘e papërshtatshme’ kur nderohej Diktatori, kur qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, nostalgjikë të pashërueshëm dhe deri ministra të kësaj qeverie, rilindase o bablok!, përkuleshin nëpër varreza Dëshmorësh para portretit të shokut Enver.

Amiku i kujtoi dje kësaj gjindjeje të trumhazur e në pabosht se ky vend paska në fakt, dy palë dëshmorë: jo veç ata të cilëve Komandanti u paska prirë drejt rënies për atdhe, por edhe të tjerë që shoku Enver i çoi, me programe vetjake e shtetërore, drejt vdekjes. Të pushkatuarit, të përndjekurit, të zhdukurit, të humburit pa varr e shenjë. Të përmbysurit e kundërshtarët që përfaqësoheshin nga A(r)miku i klasës që vdiq dje.

Kështu ndërrimjeta e djeshme i dha jetë një kuptimi të ri.

Sa për Amikun, këtë mik të së thjeshtës e të pabujshmes, këtë mik të heshtur tonin e të fjalës, mund të themi vetëm se sa herë emri i tij të përmendet e ndërmendet, do na e ngrohë kujtesën portreti i tij i butë si presje. Do të pendohemi për kafenë që u stërzgjat e nuk u pi kurrë, e që u bë kafe e hidhur morti, pa e ditur e pa e pritur.

Do t’i falenderohemi atij profili qytetës ku bëhej një pahu i lehtë i otomanes së vjetër të Gjirokastrës dhe durimi hebraik i vuajtjes oksiduar në thelb oksidental. Atij portreti e kujtimi që, në shpërpjestim me përvujtninë e vet, solli në shqip një primadonë cinike të së djathtës: Ayn Rand. Apo kujtimet johakmarrëse të një kohe e jete danteske. Apo Lartësitë e stuhishme të Brontë. Prej lartësive të stuhishme të këtejjetës do t’i heqim kapelen dhe do të lutemi për burra që në këndejjetë të përsëriten, të hijshëm e zotërinj, si ai.

Të këshilluara

Enver Hoxha i Edi Ramës

Në gjashtë muaj të qeverisjes së majtë, tema e enverizmit apo e rikthimit të hijes së tij, është diskutuar më ...

09:53

Kryeminsitri që do zgjedhje të parakohshme

Ndonëse zyrtarisht nuk pati asgjë të re nga takimi i liderëve politikë të Kosovës, me shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 8 qershor. Kryemins...

10:26

Një medalje për Edi Ramën

Ironia e Ilir Metës se sms e Edi Ramës për Saimir Tahirin apo e këtij të fundit për vartësit e tij, rrinte si një medalj...

14:10

Koncerti i Zdravkos në Tiranë

Në jetën e bukur të mundshme dhe përplot me kënaqësi të le të themi viteve tetëdhjetë, në ish – Jug...

09:42

Nje ndeshkim per median?

Papritur Ministria e Financave ka prezantuar një projektligj që mes shumë çudirave rifut TVSH-në për reklamat në media. Kjo...

09:37

Rusët po vijnë!

10 arsye që na shtyjnë të mos i besojmë Vladimit Putinit kur thotë se ka hequr dorë plotësisht nga pushtimi i Ukrainë...

11:07

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI