Flash

Nje ndeshkim per median?

Lapsi.al 17 April 2014
Nje ndeshkim per median?

Papritur Ministria e Financave ka prezantuar një projektligj që mes shumë çudirave rifut TVSH-në për reklamat në media. Kjo do të thotë t’u heqësh gazetave, televizioneve dhe faqeve web 20 përqind neto të të ardhurave të tyre. Mediat ishin futur në kategorinë e të përjashtuarve, si formë ndihme në dhjetor 2005, si një nga vendimet e para të kryeministrit të ri Sali Berisha: Një vendim edhe atëherë i beftë pasi lideri i PD-së nuk kishte treguar ndonjëherë simpati  të veçantë për gazetarë dhe media.

 

Vendimi i tij, në fakt, u komentua në atë kohë si përgjigje xheloze ndaj qëndrimit të Ilir Metës, i cili me mediat ka ditur të dialogojë gjithnjë shumë mirë. Kur ky i fundit ishte kryeministër, për shembull, kishte gjetur mes fondeve të Qeverisë deri edhe parà për të dhënë si kontribut zyrtar për arkat e gazetave të sapodala nga kriza shumë e rëndë e shkaktuar nga trazirat e 1997-98-s. Kështu për xhelozi edhe ndaj Fatos Nanos, që në ’97 sapo u bë kryeministër  fshiu ligjin e ashpër mbi mediat, të bërë nga Sali Berisha, duke lënë vetëm me një një nen: Shtypi është i lirë. Edhe kjo thjeshtë për të treguar se ishte më liberal se paraardhësi. Nuk kuptohet pra përse, të sapodalë nga 8 vite qeverisje të Doktorit që financoi vetëm median afër tij, duke shkatërruar financiarisht atë kundër, sot Qeveria Rama, të ndjejë nevojën për të futur një normë që dëmton pa dallim të gjithë botuesit dhe si rrjedhojë të gjithë gazetarët.

 

Por projektligji i ministrit Cani vepron edhe më keq, sepse ndërsa takson me TVSH reklamat, përjashton nga TVSH shtypshkronjat për gazetat (neni 53 pika M). Për të kuptuar efektet negative të kësaj gafe duhet të kujtojmë se si funksionon sistemi i TVSH-së: Konkretisht një botues duhet t’i derdhë Shtetit TVSH-në që arkëton përmes reklamës, ndërsa Shteti i rimburson TVSH-në  botuesit që paguan me shërbimet,  mes të cilave edhe shtypshkronja. Duke përjashtuar shtypshkronjat dhe duke tatuar reklamat e mediave Shteti u kërkon botuesve parà dhe shmang detyrimin e vet për të paguar pjesën e tij.

 

Gazetat dhe televizionet në Shqipëri janë në buzë të falimentimit për një sërë arsyesh, gati të gjitha për shkak të Shtetit dhe regjimit të anarkisë që indiferenca e tij për fatin e mediave ka shkaktuar prej vitesh. Mediat e varfëra nuk mund të jenë media të pavarura, dhe të rifutësh tani dhe TVSH-në për reklamat rrezikon të kthehet në goditje fatale për ato pak botues  të mbetur të pavarur që me vështirësi mbijetojnë në treg.

Në Ministrinë e Financave shpjegojnë se rifutja e TVSH-së për reklamat hyn mes kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian: kundër këtij argumentimi mund të kujtojmë se në vendet e Bashkimit Evropian mediat futen mes kategorive që paguajnë vlerat më të ulëta të TVSH-së. Informacioni dhe reklamat, konsiderohen në fakt nga vendet e BE si një “produkt i privilegjuar” mbi të cilin paguhet një TVSH shumë e ulët, ndërsa mediat janë të mbrojtura nga rregulla të tregut që garantojnë një konkurrencë të ndershme që në Shqipëri ende nuk ekzistojnë.

 

Një projektligj nuk është akoma ligj dhe prandaj duam të shpresojmë se Qeveria të reflektojë para se të kryejë një gafë kaq fatale për lirinë e shtypit.

Dhe hapat që mund të ndërmerren në këtë pikë janë vetëm tre: Të thërrasë përfaqësues të gazetarëve dhe botuesve për të diskutuar me ta problemin; të ruajë TVSH për reklamat, por me një vlerë simbolike (për shembull 1%); ose ta heqë përfundimisht këtë normë dhe të lerë gjërat siç janë. Vetëm kështu Qeveria Rama shmang rrezikun të tregohet krah medias më e pavëmendshme se paraardhësit e saj.

 

 

 

 

Të këshilluara

Rusët po vijnë!

10 arsye që na shtyjnë të mos i besojmë Vladimit Putinit kur thotë se ka hequr dorë plotësisht nga pushtimi i Ukrainë...

11:07

Mbi Gjykatën Speciale

Megjithëse e përçmuar, e fyer, e sharë dhe e injoruar, presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, deri m&eu...

10:55

Enveri i Kosoves

Enver Hoxha i Kosovës nuk është i njëjtë me Enver Hoxhën e Shqipërisë, as në bëmat e tij, as në përf...

10:53

Buzëqeshja elektorale e Thaçit

Hashim Thaçit nuk i ka lëvizur asnjë milimetër buzëqeshja kur disa studentë lëshuan fjalë fyese ndaj tij ndërsa po dilte nga një drekë me sfond elektoral në men...

08:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.81

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI